• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

by A R
17/02/2025 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje KQZ-së që të merret me uljen drastike të personave që u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Bylybashi thotë se janë rreth 34 mijë persona që u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit.

Oerd Bylykbashi: Të bëjmë thirrje si Kuvend që KQZ duhet me prioritet absolut pa humbur kohë dhe pa gjetur asnjëlloj justifikimi të merret me uljen drastike të numrit të personave që ju është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë. Nga 181 mijë e 746 zgjedhës me të drejtë vote nga emigracioni që deri pak më parë kishin bërë kërkesë, 34 mijë e 295 vetëve u është refuzuar kërkesa. Janë gati 19%, pra gati 1/5 e zgjedhësve që u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar. E kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin ta kenë kontaktin me Shqipërinë.

KQZ duhet patjetër të merret në kohën që ka mbetur, në mënyrë të fokusuar për t’i ndihmuar që të bëjnë të mundur regjistrimin e tyre. Madje, data 4 Mars nuk do e pengojë KQZ-në, por deri në përmbushjen e 60-ditëshit para zgjedhjeve, të merret me secilin prej tyre. Këta e kanë bërë kërkesën, këta duhet të ndihmohen patjetër sepse shumica dërrmuese e ka dokumentacionin.

Më tej, Bylykbashi ka përsëritur kërkesën që t’i hapur rrugë votës të emigrantëve shqiptarë që nuk kanë dokumenta identifikimi të shtetit mëmë.

Oerd Bylykbashi: KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta. 1 në 5 është refuzuar. Janë 34 mijë persona me të drejtë vote. Nëse KQZ do të ndjekë këtë linjë pasive, këta 34 mijë persona nuk do të votojnë dot. E përsëris, janë rreth 200 mijë persona pa dokumente, janë shtetas shqiptarë. Dokrrat e shtetit modern që na paskan pasaportën sovrane, lërini. Janë njerëz që e duan të drejtën. Është teknikisht e pmundur që ata të regjistrohen. Hapini rrugën që KQZ tq bëjë ndryshimet dhe ata të regjistrohen. Parlamenti të heqë çdo barrierë për të gjithë ata që duan të regjistrohen dhe të votojnë me datë 11 Maj.

Next Post
Mbreti i Panairit

Moods Map

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com