Gazetari kosovar Berat Buzhala ka bërë një koment të pavend në prag të ndeshjes së sotme midis Kosovës e Shqipërisë në Prishtinë, duke u shprehur se në Shqipëri futbolli shihej si balet në kohën kur në Kosovë luhej e bëhej tifozllëk.
“Me padurim po e pres nesër (komenti është postuar dje në Facebook) ndeshjen Kosove – Shqiperi.
Le ta dine djemte e Albert Bunjakut, ata qe e perfaqesojne Kosoven, se ne anen tyre kane me e pase nje tifoz manjak.
Askush prej ketyre djemve mos ta coje neper mend, se koleget e tyre ne kombetaren e Shqiperise jane me shume patriote, ose me shume shqiptare se sa qe jane ata.
Kosova kurre me shume se sa tash nuk ka pasur nevoje qe te perfaqesohet ne arenen nderkombetare. Kurre me shume se sa sot nuk kemi pasur nevoje te krenohemi me djemte e cikat tona.
Per keto, dhe shume arsye tjera, ekipi qe e perfaqeson neser Kosoven ne kete ndeshje e ka gjithe dashurine time.
Vec fjala te mira per kombetaren e Shqiperise.
Jemi gezu shume me kualifikimin.
Mirepo gezimi im do te ishte shumefish me i madh nese nje dite, e une besoj qe kjo dite nuk eshte e larget, kur Kosova do te kualifikohet.
Kur kemi lujte ne futboll, e kur kemi ba na tifozllak, ata ne Shqiperi e kane kqyre futbollin si baletin.
Jemi rrite me emrat e vllaznive Muriqi neper gojen tone; me Cimilin e Canen; me Ramen e Domin; me Shengylin e Zhavellin; me Prekazin. E padyshim me ikonen tone: Fadil Vokrrin.
Se pari Kosova…”.









