• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti i 2017, Rama: Zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme, rritja ekonomike do jetë 3.5%

by Java News
04/12/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha në video-mesazhin javor në “Facebook” se Qeveria vitin e ardhshëm do të zgjerojë listën e ilaçeve të rimbursueshme.

“Në vitin 2017 ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme edhe për njerëzit e pasiguruar deri tani, nga pamundësia apo varfëria, nuk do t’i shpenzojnë më këto para për ilaçe”, tha Kryeministri.

Edi Rama shtoi se rritja e ekonomisë do të vazhdojë. “Sot kemi një ekonomi që të këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5 % dhe do të vazhdojë të rritet”, u shpreh Rama.

“Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Një ndër treguesit kuptimplotë të kësaj arritje është spostimi i 100 mln dollarëve nga arka e shtetit në arkën e familjeve të punonjësve të këtij shteti dhe të pensionistëve. Rritja më e lartë e rrugave dhe e pensioneve në një buxhet të vetëm përgjatë të gjithë harkut të këtyre 25 vjetëve”, tha Kryeministri.

Rama tha se janë shlyer 720 milionë dollarë borxhe të fshehura. Veç kësaj, ai theksoi se do të thellohen reformat në shëndetësi, në mënyrë që qytetarët të marrin një shërbim më të mirë dhe pa kosto. Nga ana tjetër kryeministri ka folur edhe për pritshmëritë e tij, duke thënë se pavarësisht reformave, ai nuk është i kënaqur mjaftueshëm me atë se çfarë është bërë deri më tani.

“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua ne asnje menyre të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë. ‘Çohu në këmbë dhe brohorit” Aspak, madje perkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga te gjithe ju dhe ju lutem ta besoni kete. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri­tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, tha kryeministri.

Next Post
Rama: Lamtumirë Andrea Stefani, gazetari i pakompromis

"Pse është verbuar Kukan?"... Shkrimi i fundit i Andrea Stefanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com