• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Buxhet i veçantë për rimbursimin e barnave për të sëmurët me tumore”/ Rama: Kanceri është bërë si gripi!

by Os De
12/11/2025 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të ketë një fond në buxhet, të veçantë, për rimbursimin e barnave për të sëmurët me kancer. 

Teksa shpjegoi masat që po merr ekzekutivi për këtë problematikë që kohët e fundit po përdoret edhe politikisht nga kundërshtarët, ai njoftoi edhe ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve, me qëllime kërkimore dhe që t’i vihet në ndihmë pacientëve me kancer. 

Rama nënvizoi se problematika shëndetësore me kancerin është kthyer në problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, pasi “kanceri është kthyer si grip”, me numrin e lartë të rasteve. 

“Tani dua të them edhe diçka tjetër. Për kancerin. Tani kanceri është bërë si grip jo vetëm në Shqipëri, por kudo, dëgjojmë lajme për rritjen e kësaj sëmundjeje. Ndodh edhe 3 herë në javë që marr mesazhe nga qytetarët se në shtëpitë e tyre u shfaqet kanceri ndonjë prej të afërmve të tyre. Po shfrytëzojnë edhe kancerin për politikë, por ajo që është reale përtej transformimeve që kemi bërë, kemi një problem që është real, jo se e kemi marrë vesh sot, por sot është koha që s’mundemi ta shtyjmë për shkak të problemeve përkatëse. Problemi i barnave, barnat e rimbursueshme të pacientëve që kanë kancer. Pse? Sepse janë barna që kushtojnë”, tha kreu i mazhorancës, teksa mori pjesë në takimin me qytetarët te Njësia nr. 5 në Tiranë, për të shpjeguar buxhetin për Bashkinë. 

Por ai shtoi se qeveria do u vijë në ndihmë me grantin e fundit dhe buxhetin për shëndetësinë. 

“Por siç ndodh në një familje ku bie kjo sëmundje, dhe di diçka nga kjo edhe në anën personale, që të ndihmojmë njeriun që vuan këtë pasojë, dhe ne kemi 83 mandate ku çdo i sëmurë me kancer në Shqipëri të mbështetet e të ndihmohet si njeriu ynë. Ndaj kemi përacaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar kancerin, barnat, për njerëzit tanë”, tha ai. 

Rama njoftoi edhe ngritjen e një institute kërkimor për tumoret, me qëllim ardhjen në ndihmë të pacientëve dhe për të luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse. 

Next Post
‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, akuza për 142 vepra penale/ 2300 vite burg për rivalin e Erdogan

‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, akuza për 142 vepra penale/ 2300 vite burg për rivalin e Erdogan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com