• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Butrinti”/ Balla-Berishës: Asnjë nga ju s’ka hallin e Parkut, do ta çosh te Likja ta kthejë dekretin mbrapsht

by Java News
23/05/2022 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë debatuar në Kuvend për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Duke u nisur nga fakti që Berisha është shpallur “non grata” para një viti nga SHBA, Balla tha se ish-kryeministri do të dalë kundër çdo projekti të mbështetur nga SHBA-të.

Balla solli po ashtu në vëmendje se fondi ka ardhur në Shqipëri në kohën kur vetë Berisha ishte në pushtet dhe “sot nuk bën pasi ka emërtesën amerikan”. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së iu drejtua deputetëve të opozitës duke u thënë që duhej të kishin ndjekur logjikën politike të votës, duke marrë parasysh se të dielën lideri historik i demokratëve u zgjodh sërish në krye të partisë.

Po ashtu, Balla e siguroi Berishën se edhe nëse kreu i shtetit Ilir Meta do ta kthejë dekretin për Butrintin, mazhoranca do ta votojë sërish në Kuvend pasi votat i ka.

“Të ngatërrosh Ramsarin e të thuash që te kjo zona do ndërtohen vila, zot, mend kanë ikur por gjeji ku kanë shkuar. As në A3 nuk ndërtohet. Një gjë është konkluzioni i këtij diturimi. Asnjë nga ju nuk keni pasur merakun e Butrintit. Me vjen keq për një pjesë të sallës së opozitës, që u pengmorët nga “nongrata” e madhe e PD. Sepse e nxori kokën sot, e foli i fundit. Iu turr fondit amerikan. Kur unë ju thashë para dy muajsh, sa të vijë kontrata e radhës me një kompani amerikane, do dilni kundra. E keni gabim, sepse fondi është shqiptar.

Fondi ka ardhur në Shqipëri kur parafolësi ishte në pushtet, është lartësuar kur zotëria ishte kryeministër. Kurse sot nuk bën më sepse ka emërtesën amerikan. Po të kishte emërtesë tjetër s’do ishte kundra. Po ju të tjerët pse i shkuat pas. Pse ratë pre e presionit. Kur duhej të ndiqnit logjikën politike të votës.  Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë që investimet që do të bëhen sipas kontratës…Butrinti ka qenë dhe do të vazhdojë pronë e shtetit shqiptar. Ai do të administrohet nga një fondacion i posaçëm…Kurrë SHBA-të nuk janë përfshirë në një çështje që nuk ka qenë në favor të shqiptarëve…

Fondacioni është e mira e duhur sepse ju nuk e dini që kur ishte zotëria në pushtet nisi të privatizonte kalatë e kështjellat, u njohu pronarët. E para ju s’keni mundësi të pengoni asgjë, 74 votat janë atje, është miratuar marrëveshja. Jam e sigurt që do t’i bëni thirrje aleatit tuaj ta kthejë mbrapsht. Sa ta kthejë baba Likja, do mbledhim Kuvendin do ta kthejmë pas. Se nuk kemi kohë për të humbur.”

Si përgjigje, Berisha i tha Ballës që nëse mendon se “duke përdorur Amerikën u bë amerikan”, e ka gabim.

“Të përdorësh Amerikën për të justifikuar vjedhjet. Të përdorësh për të shkelmuar ligjet, për të ndaluar votë e lirë. Të përdorësh Amerikën për të maskuar me termin dhuratë pallate të panumërta nuk ka fyerje më të rëndë sesa për Amerikën e parimeve dhe votës së lirë. Për Amerikën që qëndron në mbrojtje të paqes dhe vlerave, pra ti je larg nga këto parimet paktën vite dritë. Dhe ti mendon se duke përdorur Amerikën, u bëre amerikan. Apo se duke turpëruar… E dini ju që turpëroni dhe shqiptarë dhe amerikanët me atë bagazh që ke. Kur del këtu mos fol për Amerikën, por Sorosin, fol për takimin që të organizohet për konferencën e 100 vjetorit.” /m.j

Next Post
Vizita e Dendias/ VOA: Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

Vizita e Dendias/ VOA: Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

“Ligjet” miratojnë mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mungon Opozita! Mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

October 5, 2026
Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

October 5, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë parasheh projektligji për Specialen?

October 5, 2026
“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

October 5, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë ndryshime në formacion

Liga e Kombeve/ Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë ndryshime në formacion

October 5, 2026
Bllokuan për ‘aheng’ autostradën Tiranë-Durrës, Rrugorja ndëshkon dasmorët!

Bllokuan për ‘aheng’ autostradën Tiranë-Durrës, Rrugorja ndëshkon dasmorët!

October 5, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com