• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Busti i Vaçe Zelës në Lushnjë, qytetarët e ngazëllyer për të

by Java News
26/01/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaçe Zela, ikonë e muzikës shqiptare është një krenari jo vetëm për Lushnjën, por për të gjithë vendin. Vendosja e bustit në qendër të qytetit nderon figurën dhe vendin ku u rrit një prej këngëtarëve që la gjurmë në historinë e muzikës shqiptare. Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë një vizite në Lushnjë, preku nga afër emocionet e qytetarëve që vizitonin bustin e vendosur nga bashkia e Lushnjës në qendër të qytetit. “Është krenaria e gjithë popullit shqiptarë dhe e gjithë Shqipërisë.

E kam njohur kur kam qenë e vogël dhe kur këndonte te shtëpia e kulturës, diku këtej nga përroi, ishte dhe një pus aty, ku ne hipnim dhe dëgjonim zërin e Vaçes. Një zë i ëmbël dhe i bukur që na bënte për vete. Sa të jemi, ne lushnjarët nuk bëhet fjalë, por e gjithë Shqipëria ndihet krenare për Vaçe Zelën”,-, tregon një zonjë.

“E kam pasur aq qejf Vaçe Zelën, sa hipja në majën e ullirit për ta dëgjuar. Ishte e mrekullueshme. E kemi njohur kur kemi qenë të vogla. Ajo ka pasur një familje të varfër, por me rritjen e Vaçes u rregullua çdo gjë”,- tha një zonjë tjetër. “Është talenti më i madh në Shqipëri. Vlerësimi jonë është maksimal si brez i ri, duke qenë dhe se jemi persona që vlerësojmë artin. Gjithmonë respekt për të. Krenari!”,- tha një zonjushë.

“Gjëja më e bukur që ka bërë Lushnja është vendosja e bustit të Vaçe Zelës”,- vijon një zonjushë tjetër. Një zonjë nga Tirana, Keti, u shpreh se Vaçe Zela është një nga këngëtaret me famë botërore. Është një nga personalitetet më të mira. Kam ardhur nga Tirana për bustin”,- vijoi ajo, teksa këndoi dhe disa vargje nga këngët e mirënjohura të Vaçe Zelës.

Po ashtu dhe disa vajza të reja, shumë pranë bustin, këndonin këngë të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare, të njohur edhe si bilbili i muzikë shqiptare. ATSH

Next Post
FOTOT/Çiljeta shfaqet seksi në stadium në ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit

A u prish vërtetë plani i martesës së Çiljetës me futbollistin e "Partizanit"?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In