Ministri, Ditmir Bushati dhe kandidatja për Partinë Socialiste, Teuta Qyteza kanë zhvilluar një takim me bizneset nga kryqëzimi i ish-egës deri në afërsi të unazës së qytetit te Shkodres, ku me këtë rast i kanë njohur banorët e kësaj zone dhe me programin e forcës më të madhe politike që prek kryesisht interesin e këtij grupi.
Banorët dhe komuniteti i biznesit i kësaj zone kanë dhenë mbështetjen e tyre ndaj këtij programi qeverisës, si dhe ndanë pikëpamjet mbi lehtësirat fiskale ndaj kësaj kategorie që përbën një shtyllë të rëndësishme ekonomike për vendi.
Takimi me qytetaret pavarësisht bindjeve të tyre politike është shoqëruar dhe me të rinj të FRESSH të cilët kanë shpërndarë fletepalosje me pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste për ekonominë dhe çështjet sociale. Në fund të kësaj ecje në terren kandidatja për deputete e PS Teuta Qyteza dhe Ministri Bushati kanë bërë një sintezë të pikave konkrete të këtij kater vjeçari qeverisës qeë po mbyllet , por dhe prioriteteve që Partia Socialiste do ketë në kater vitet e ardhshme për binzesin dhe ekonominë.
a.ç