Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në një prononcim për median deklaron se PS-ja i ka të gjitha mundësitë t’i ofroi shqiptarëve njerëzit më të mirë për drejtues.
Bushati theksoi se në kryesinë e PS-së u diskutua shumë për situatën në Shkodër duke qenë në qendër të diskutimeve.
“I kam bërë letër kryesisë për problemet në Shkodër. Në nuk jemi as prokurorë e as gjyqtarë për të gjykuar një person. PS-ja i ka të gjitha mundësitë t’i ofroi shqiptarëve njerëzit më të mirë për drejtues”, deklaroi Bushati. /l.m