• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati pret homologun japonez: Shqipëria klimë të favorshme për bizneset

by Java News
17/07/2017 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi. Ky takim vjen në një moment shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, të cilat kurorëzohen me hapjen e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.

Ministri Bushati nënvizoi se qeveria shqiptare vlerësoi hapjen e Ambasadës Japoneze në Tiranë si një ngjarje tepër të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, qe do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimeve ekonomike, kulturore, por edhe të kontakteve mes dy popujve.

Ai falënderoi ministrin Kishi në mënyrë të veçantë për asistencën që qeveria japoneze ka dhënë gjatë dy dekadave të fundit, nëpërmjet Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe shprehu interesin e palës shqiptare për të intensifikuar më tej bashkëpunimin me JICA-n dhe institucione të tjera japoneze, duke nënvizuar se biznesi japonez do të gjejë një legjislacion bashkëkohor dhe klimë të favorshme për investime në Shqipëri.

Ministri i Shtetit Kishi, duke nënvizuar interesin e Japonisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, vlerësoi rolin e Shqipërisë në këtë drejtim si një faktor stabiliteti. Ai vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për të promovuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, si dhe përshëndeti zhvillimin paqësor dhe demokratik të zgjedhjeve të fundit parlamentare., duke theksuar se Japonia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të reformave dhe integrimit europian.

Duke iu referuar hapjes së Ambasadës në Shqipëri, ministri Kishi shprehu sigurinë se kjo do të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe njohjen më të mirë midis dy kulturave dhe dy popujve.

Më tej, ministrat vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si për përvojën e mirë të mbështetjes reciproke të kandidaturave, ashtu edhe në formulimin e qëndrimeve për çështje të nxehta globale dhe shprehën gatishmërinë për rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Në këtë kontekst, ministrat Bushati dhe Kishi shkëmbyen mendime mbi çështje që kanë të bëjnë me rajonet respektive.

Në vijim, ministrat u zhvendosën në mjediset e Hotel Rogner, ku morën pjesë në ceremoninë e dhurimit nga Qeveria Japoneze të 129 automjeteve japoneze të prodhimit të fundit, një donacion i mundësuar nëpërmjet një granti prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë dhe atë të hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri në prani edhe të ministres se ZHTTS, Milva Ekonomi. /a.m.

Next Post
Ryshfeti 50 mijë euro, nis procesi kundër gjyqtares Andrea, avokati: Përgjim i paligjshëm

Dosja e korrupsionit, KLD nis procedurat e shkarkimit të gjyqtares Majlinda Andrea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com