• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Dy nismat që do të konkretizohen nga Samiti i Triestes

by A R
12/07/2017 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, deklaroi se Samiti i Triestes do të konkretizojë dy nisma, Traktatin e Transportit dhe përpjekjen për krijimin e zonës rajonale ekonomike.

Në një intervistë për mediat shqiptare lidhur me punimet e Samitit të Triestes, Bushati theksoi se “të dy këto nisma duhen konsideruar si nisma ndihmuese të rrugës tonë të anëtarësimit në BE. Vetë thelbi i Procesit të Berlinit është për të nxitur më tej bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të përshpejtuar kësisoj perspektivën e anëtarësimit në familjen europiane”.

” Nuk ka diskutim që në të shkuarën ka pasur diferenca të mëdha në mënyrën se si vende të ndryshme kanë qenë të përfaqësuara. Do të ketë disa seli dhe disa nisma. Është krejt normale që të ketë një shpërndarje gjeografike sa më të balancuar ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Bushati.

Ministri Bushati u shpreh se “Traktati i Transportit, vjen pas Traktatit të Energjisë dhe pas disa sipërmarrjeve të vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë, plotëson të gjithë mozaikun e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke përgatitur vendet tona për procesin e vështirë dhe sfidues të anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Po kështu, vijon ai, përpjekja për krijimin e zonës rajonale ekonomike është një përpjekje për të stimuluar më tej bashkëpunimin në fushën tregtare, në fushën ekonomike ndërmjet vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përballuar së bashku sfidat ekonomike që vijnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Në planin politik, vetë Ballkani Perëndimor është në kushte më të mira seç ishte para 3-4 vitesh, aq më tepër kur 3 apo 4 vitet e shkuara, me mandatin e Komisionit Juncker kishte një lloj pesimizmi për sa i përket të ardhmes së procesit të zgjerimit. Sot nuk është thjesht momenti për të marrë në shqyrtim Procesin e Berlinit dhe efektivitetin e tij, por për të punuar së bashku me institucionet e Bashkimit Europian për të zbatuar ato projekte për të cilat ne kemi rënë dakord në letër, të cilat do të sillnin një ndryshim pozitiv dhe një perspektivë edhe më të prekshme ekonomike, politike për qytetarët tanë”, nënvizoi Bushati.

Sipas tij, Shqipëria është pjesë e kësaj nisme. “Natyrisht, nuk ka qëndrime të njëanshme. Këto janë qëndrime të konsultuara. Ka një propozim që Samiti vitin e ardhshëm të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Ka një propozim gjithashtu se kush mund të jetë vendi që mund ta mikpresë Samitin pas Mbretërisë së Bashkuar. Mendoj që, për ne, interes parësor duhet të përbëjë ecuria e zbatimit të projekteve për të cilat ne kemi rënë dakord në letër. E kam fjalën për projektet e ndërlidhshmërisë në fushën e infrastrukturës, që do ta bënin rajonin një rajon në kuptimin e vërtetë të fjalës, për projektet në fushën energjetike, për linjat e transmisionit, për autostradat energjetike dhe për transportin hekurudhor. Natyrisht duhet të vazhdojmë me një ritëm edhe më të shpejtë bashkëpunimi politik dhe për çështje që kanë lidhje me lëvizshmërinë e njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, tha Bushati

Ministri Bushati theksoi se “Komisioni Europian është pjesë e këtij procesi. E mbështet procesin e Berlinit. Është armata teknike e vetë Bashkimit Europian, qoftë metodologjikisht, qoftë financiarisht, qoftë me kombinimin e projekteve të ndryshme, apo të fondeve të ndryshme që janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Por, shtoi ai, vlen të theksohet dhe të ribëhet apeli që kjo mbështetje financiare është e pamjaftueshme për të ushqyer ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, apo për të zvogëluar diferencat e mëdha që ekzistojnë me asaj që njihet ndryshe si mesatarja e vendeve të BE-së dhe mesatarja vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ndaj, mbështetja e Komisionit Europian është e mirëseardhur, por nuk mjafton. Nevojitet një shpirt më i madh politik në proces dhe një mbështetje shumë më e madhe financiare nga vetë Bashkimi Europian, por dhe institucione të tjera të financave ndërkombëtare”, përfundoi Bushati.  /b.d

Next Post
Veliaj: Në shtator nisim mbjelljen e 50 mijë pemëve

Veliaj: Në shtator nisim mbjelljen e 50 mijë pemëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In