• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garanci administrative për mbrojtjen e fëmijëve, Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për Komisionet e Ankesave në bashki! Ja procedurat

by A. Q
02/10/2026 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garanci administrative për mbrojtjen e fëmijëve, Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për Komisionet e Ankesave në bashki

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që normon organizimin, funksionimin dhe procedurën e shqyrtimit të ankesave në fushën e kujdesit alternativ në familje pranë çdo njësie të vetëqeverisjes vendore. Ky vendim, i mbështetur në Kushtetutë dhe legjislacionin për kujdesin alternativ, vjen me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të garantuar një mehanizëm të pavarur administrativ në mbrojtje të interesit më të lartë të fëmijës.

Sipas këtij vendimi, çdo bashki ngre një Komision të Shqyrtimit të Ankesave me 5 anëtarë, ku përfshihen përfaqësues të shërbimeve shoqërore, juristë, psikologë ose specialistë të mbrojtjes së fëmijëve (NJMF/NJVNR), si dhe ekspertë të fushës sociale.

E drejta e ankimit dhe garantimi i dëgjimit të fëmijës

E drejta për të paraqitur ankim administrativ gëzohet nga vetë fëmija, përfaqësuesi ligjor, punonjësit socialë, mësuesit, si dhe anëtarët e familjes biologjike apo kujdestare brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja dijeni e vendimit. Ankesat mund të lidhen me përzgjedhjen e familjes, ndërprerjen e shërbimit, apo masat e ndërmarra ndaj familjeve kujdestare.

Vendimi shton se gjatë gjithë procedurës do të respektohet procesi i rregullt ligjor dhe i drejtpërdrejtë.

“Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave ushtron veprimtarinë në përputhje me parimin e interesit më të lartë të fëmijës. Procedura e ndjekur nga Komisioni respekton procesin e rregullt ligjor. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave ka detyrimin për të dëgjuar fëmijën sipas moshës dhe pjekurisë.”, thuhet në vendim.

Çdo shërbim procedural lidhur me parashtrimin dhe shqyrtimin e ankesave do të ofrohet falas.

Afatet procedurale, seancat dëgjimore dhe bashkëpunimi ndërinstitucional

Verifikimi paraprak i ankesës kryhet brenda 5 ditëve nga regjistrimi i saj në Regjistrin Elektronik për Kujdesin Alternativ. Pasi ankesa pranohet, Komisioni ka një afat prej 15 ditësh kalendarike për të mbyllur hetimin dhe marrë vendimin përfundimtar.

Në kuadër të mbledhjes së provave, Komisioni zhvillon seanca dëgjimore dhe ka autoritetin t’u kërkojë të dhëna strukturave arsimore, shëndetësore, policore dhe organit të drejtësisë. Lidhur me detyrimet e institucioneve, dokumenti specifikon se “institucionet dhe strukturat e identifikuara gjatë procedurës janë të detyruara të vënë në dispozicion të Komisionit informacionin e nevojshëm. Mosdhënia e informacionit pa shkak të arsyeshëm përbën shkak për paraqitjen e një kërkese nga Komisioni për fillimin e procedurave të shkeljeve ligjore ndaj subjekteve përkatëse.”

Vendimmarrja, ekzekutimi dhe shkalla e dytë e ankimit

Vendimet e Komisionit merren me votim të hapur dhe përbëjnë akt administrativ të detyrueshëm për t’u zbatuar pas njoftimit zyrtar të palëve brenda 3 ditëve nga miratimi. Komisioni ka të drejtë të lërë në fuqi, të anulojë, të shfuqizojë ose të ndryshojë aktin e ankimuar.

Në rast të mospranimit të vendimit administrativ të lëshuar nga bashkia, palët e interesuara gëzojnë të drejtën t’i drejtohen gjyqësorit.

“Fëmija, prindërit e fëmijës, të afërmit e tij dhe palët që kanë një interes të ligjshëm kanë të drejtën e ankimit kundër vendimeve të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave në gjykatën administrative, në përputhje me legjislacionin për gjykimin administrativ në fuqi.”, theksohet në vendim.

Struktura e shërbimeve sociale në nivel vendor do të kryejë funksionin e sekretariatit teknik, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror, Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe njësitë vendore ngarkohen drejtpërdrejt për zbatimin e plotë të këtij vendimi.

Next Post
Nga monitorimi i buxhetit te rregullat fiskale, ngrihet Këshilli Fiskal! Përcaktohet edhe modeli se si do të funksionojë

Nga monitorimi i buxhetit te rregullat fiskale, ngrihet Këshilli Fiskal! Përcaktohet edhe modeli se si do të funksionojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije -

Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com