• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Burri u arratis nga lufta, gruaja i bashkohet njësisë speciale kundër ISIS

by A R
05/05/2016 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

24-vjeçarja Haseba Nauzad jetonte me bashkëshortin në Turqi kur Shteti Islamik pushtoi qytetin verior irakian të Sinjarit në vitin 2014, duke shpallur kalifatin e tij në zonat me maxhorancë kurde.

Përballë tmerreve që po përjetonte komuniteti jazidi, së cilit ajo i përket, e reja vendosi të merrte armët e të bëhej pjesë e një njësie të pazakontë të përbërë nga gra, që lufton kundër xhihadistëve.

“I pashë ata teksa përdhunonin motrat e mia kurde dhe nuk mund ta pranoja këtë padrejtësi”, shprehet ajo.

Bashkëshorti i saj synonte të udhëtonte drejt Europës përmes trafikueseve të qenieve njerëzore, por 24-vjeçarja këmbënguli të kthehej në vendlindje për të luftuar ekstremistët. Ajo i humbi kontaktet me bashkëshortin që prej mbërritjes së tij në Gjermani.

Në një shoqëri konservatore ku gratë supozohet të qëndrojnë në shtëpi, pohimi i Nauzad, se gjinia nuk i pengon të përfshihen në beteja, tingëllon disi çuditshëm.

“Nëse një burrë mund të mbajë armë, edhe gruaja mund ta bëjë”, thotë ajo. Gratë në uniformë janë të bindura se Shteti Islamik është i frikësuar prej tyre për shkak të besimit se nëse vrasin femra nuk shkojnë në parajsë.

Asema Dahir, 21-vjeçe, është gjithashtu pjesë e njësisë së luftëtareve Peshmerga, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sprapsjen e militantëve. Ajo tha se nuk mund të qëndronte duarkryq ndërsa gratë e tjera luftonin kundër Shtetit Islamik.

“Kur erdha fillimisht këtu nuk mund të merrja frymë, ndihesha vërtet shumë keq për faktin se shumë vajza mbaheshin peng nga ISIS. Nuk mund ta pranoja idenë e të qëndruarit në shtëpi, kur të tjerat gjendeshin në fushën e betejës”, deklaroi ajo.

Shteti Islamik i konsideron jazidët si ithtarë të djallit dhe thotë se ata duhet të konvertohen në myslimanë ose të vdesin. Ky komunitet, që numëronte me qindra mijëra pjesëtarë në Irak para ofensivës së ISIS, përbëhet kryesisht nga kurdëfolës, besimi antik i të cilëve ka elemente zoroastrianizmit, islamizmit dhe krishtërimit./a.m.

Next Post

Grabitja e armatosur në banesë, rrëfimi: Si u përlesha me autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com