Burri telefonon policinë: E fejuara ime nuk do të bëjë seks
Një burrë pretendon se e fejuara nuk e lejon që të bëjë seks, ai i telefonon policisë për tu ankuar. Patrick Doggett nga Spartanburg e Karolinës së Jugut, në fakt u arrestuar për shqetësim në gjendje të dehur.
Agjentët e policisë e gjetën pranë shtëpisë me celular në dorë dhe në vetmi të plotë me shishen e alkoolit. Ai e kaloi natën në burg dhe javën e ardhshme do të duhet të paraqitet para gjykatës.