• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i investimeve strategjike, 108 propozime në total, gati gjysmës ju është dhënë “drita jeshile”

by A R
16/12/2024 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që kur ka hyrë në fuqi ligji e deri më tani janë trajtuar 108 projekte investimi, prej te cilave: 48 kanë përfituar status strategjik. Industria e turizmit është sektori i preferuar ku është përqendruar edhe numri më i madh i këtyre projekteve.

Gati gjysmës së propozimeve ju është dhënë “drita jeshile”, 14 janë refuzuar për shkaqe të ndryshme dhe po aq janë aktualisht në proces shqyrtimi. Është ky bilanci në tetë vite i ligjit për investimet strategjike, përfshirë ato të huaja të miratuar në 2015-n me fabul “ne ta japim falas, ti ndërto diçka”.

“Të paktën investitorët britanikë nuk kana rritur të gjejnë mjedisin e përshtatshëm dhe kornizën ligjore të nevojshme për të investuar në Shqipëri me anë të këtij ligji që do të thosha se është i paplotë”, tha për A2 CNN, Zenel Hoxha nga Dhoma Britanike e Tregtisë.

Pjesa më e madhe e projekteve të propozuara dhe të miratuara, rreth 85 për qind rezultojnë në fushën e turizmit. Të dhënat tregojnë se lista e statuseve të dhëna si “investitorë strategjik” pasohet nga bujqësia, energjia, industria dhe zonat e zhvillimit.

“Zgjatja e afateve për të pestën herë nuk është zgjidhje. Ligji ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe jo arna”, shtoi Hoxha.

I miratuar në vitin 2015, ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria, fillimisht me afat deri në vitin 2018.

Por afati i tij u shty edhe dy herë të tjera në Kuvend. Të gjithë investitorët strategjikë trajtohen në mënyrë të diferencuar nga bizneset e tjera, pasi përfitojnë lehtësi në taksa, procedura administrative të shpejta apo programe mbështetëse.

Next Post
“Jam i pafajshëm…”, zbulohet ‘spiuni’ kinez në Britani, i lidhur me Princin Andrew

“Jam i pafajshëm...”, zbulohet ‘spiuni’ kinez në Britani, i lidhur me Princin Andrew

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com