• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Burimet” e SPAK, që rrezikojnë të helmojnë vetë SPAK

by Mero Baze
02/10/2023 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Spekulimi me videon personale të një vajze dhe identifikimi i saj si një “e dashur kriminelësh”, që është zbuluar nga telefonat e sekuestruar të SPAK, është një fenomen i shëmtuart, i cili godet dhe jetën private të një vajze nga një anë dhe autoritetin e SPAK nga ana tjetër.

Pikësëpari kultura e shantazhit publik me video erotike në Shqipëri, po merr përmasa të papërgjegjshme, dhe legjislacioni shqiptar në këtë pikë është ende i paplotësuar, pasi është një fenomen i ri i botës digjitale. Kemi dhjetëra raste që çojnë në vetëvrasje dhe presione psikologjike mbi adoleshentë, por dhe gra e vajza të rritura të cilave u shfrytëzohen momente intime për t’i skllavëruar ose shantazhuar. Legjislacioni ynë duhet të jetë i rreptë dhe shumë pro aktiv në favor të viktimave në këtë rast, duke bërë shembuj me dënime maksimale për shantazhuesit.

Shantazhi me videot personale, në kushtet e një shoqërie ende të frustruar nga ekspozimi i jetës personale siç është Shqipëria, është gati si shantazh për dënim me vdekje. Dhe duhet dënuar si i tillë.

Dhe këtu duhet të dënohen dhe ata që e shpërndajnë por dhe mediat e regjistruara që e transmetojnë pa censurë dhe zbulojnë identitete.

Rasti i fundit ku përflitet një moderatore me emër, është dhe më skandaloz, pasi jo vetëm që sulmohet jeta personal e dikujt, por kjo i faturohet dhe SPAK.

Në këtë rast SPAK ka bërë kujdes përmes gazetarëve që bashkëpunojnë me të, të hedhë poshtë mundësinë që ajo video u përket provave të tyre dhe kjo duket qartë.

Mund të jemi para një rasti për të zhvlerësuar dhe autoritetin e SPAK.

Por ama SPAK nga ana tjetër duhet të bëjë diferencën me traditën e shëmtuar të dekonspirimit të dosjeve nga prokuroria shqiptare.

Një numër i caktuar lajmëtarësh dosjesh që shfaqen në ekrane, me informacione të pjesshme, me çerek të vërteta dhe aludime, që u referohen “burimeve të tyre në SPAK”, janë një luftë e përditshme kundër autoritetit të SPAK. Dhe këta të dytët janë në shumicë nga radhët e atyre që i dolën zot SPAK dhe mirë bënë, në këtë rast të shëmtuar.

Ne natyrisht e kemi humbur shpresën nga prokuroria jonë e cila sapo merr dosjet i nxjerr një herë çfarë do në shtyp, me burime private gazetarësh, dhe pastaj vazhdon hetimet.

Por të shpresojmë që SPAK, nuk do ta lejojë këtë praktikë.

Ndërsa në rastin konkret duket se jemi para një spekulimi, ka dhjetëra raste të tjera dosjesh që janë nën hetim, që media u referohet burimeve nga SPAK madje dhe luftrave të brendshme në SPAK për dosje të caktuara.

Kjo është po ashtu një shëmti. SPAK ashtu si çdo prokurori, ka një ligj për dekonspirimin e hetimeve dhe mund ta vërë atë në zbatim, sa herë dikush i referohet “burimeve të mija” nga SPAK, apo prokuroria, qoftë ky gazetar politikan apo qytetar I thjeshtë.

Nuk kanë se si dosjet dhe informacionet e tyre të rrjedhin në burime private në shtyp. Nëse do SPAK apo prokuroria e zakonshme, i publikon vet ato.

Ndaj po aq e dëmshme sa kjo ngjarja e fundit me këtë vajzën, që e denigruan duke ju referuar SPAK, është dhe fenomeni i atyre që dalin në ekrane me burme private nga SPAK për çfarëdo gjë që ndodh në vend. Aq sa duket shpesh sikur prokurorët, para se të fillojnë hetimin e dosjes e raportojnë një herë atë në media pastaj fillojnë punë.

Që të na provojnë se nuk e bëjnë këtë, është mirë që të ketë herë pas herë padi dhe ndaj atyre që flasin me burimet e tyre nga SPAK. Kështu SPAK do të bëjë diferencën me drejtësinë e deri tanishme, e cila e teston një herë gjahun duke ua hedhur turmave, pastaj fillon hetimin, dhe në varësi të kafshimeve popullore vendos dhe dënimin dhe gjobën.

Next Post
Zv.presidenti i KE: Mbështesim metodologjinë e zgjerimit me Shqipërinë dhe MV

BE-ja e papërfunduar pa integrimin e Ballkanit Perëndimor

Comments 1

  1. Qirjako Vërtopi says:
    3 years ago

    Burimet e SPAK mbajnë firmën dhe vulën e Klodiana Llapaqene Lala.com

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

October 5, 2026
Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com