• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja e papërfunduar pa integrimin e Ballkanit Perëndimor

by Java News
02/10/2023 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE-ja e papërfunduar: integrimi i Ballkanit Perëndimor si një domosdoshmëri gjeostrategjike

nga

Tanja Fajon, Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë,

Alexander Schallenberg, Ministër i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë,

Gordan Radman Grliq, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë

 

20 vitet e premtimit të BE-së

Në fjalimin e saj për gjendjen e vitit 2023 Presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen pohoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. Duke vepruar kështu, ajo përsëriti premtimin e BE-së të bërë në Samitin historik të Selanikut njëzet vjet më parë. Në atë kohë, luftërat shkatërruese të Jugosllavisë sapo kishin përfunduar. Kufijtë ndërkombëtarë kishin ndryshuar me pavarësinë e Malit të Zi dhe më vonë të Kosovës. Dhe vala e zgjerimit të BE-së ishte gati të ndodhte, me dhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, që u bashkuan në 2004, Bullgaria dhe Rumania në 2007 dhe Kroacia në 2013. Forca lëvizëse pas këtij procesi ishte vizion i fuqishëm për të ribashkuar kontinentin evropian. Por edhe një vullnet i fortë politik në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për t’u bërë anëtarë të familjes evropiane. Për arsye të ngjashme, vendet e Ballkanit Perëndimor ishin po aq të motivuar për t’u anëtarësuar në BE.

Megjithatë, pas njëzet vjetësh, Ballkani Perëndimor ende nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Madje ndonjëherë duket se anëtarësimi në BE është bërë më pak tërheqës për rajonin sesa dy dekada më parë. Me botën dhe BE-në që po përballen me sërë krizash në dy dekadat e fundit, oreksi i Bashkimit për zgjerim është zvogëluar. Në të njëjtën kohë, disa vende të Ballkanit Perëndimor treguan vullnet të kufizuar politik për të zbatuar reformat shumë të nevojshme të BE-së, duke u dhënë skeptikëve të zgjerimit në BE argumente kundër integrimit të tyre. Në përgjithësi, procesi i zgjerimit ka ecur me ritme më të ngadalta dhe me rezultate më pak të dukshme dhe të prekshme sesa pritej, duke çuar në zhgënjim dhe largim nga BE-ja. Bashkimi dhe Ballkani Perëndimor – me apo pa dashje – gjetën një modus vivendi të pakënaqshëm.

Dritarja e mundësive për zgjerim gjeostrategjik

Që nga lufta ruse e agresionit kundër Ukrainës, anëtarësimi në BE është bërë  qëllim edhe më tërheqës për vendet e partneritetit lindor – Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Në të njëjtën kohë, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të paprecedentë për stabilitetin e tyre si dhe me dilema të amplifikuara të politikës së jashtme. Megjithatë, ka gjithashtu rritje të ndërgjegjësimit për një dritare të re mundësish për zgjerim, duke rritur pritshmëritë vis-à-vis BE-së.

Ne mirëpresim që BE-ja tani po i afrohet zgjerimit nga një perspektivë më gjeostrategjike dhe më pak burokratike se më parë. Vendimi i vitit të kaluar për t’i dhënë Bosnjë dhe Hercegovinës statusin e kandidatit ishte i bazuar në konsiderata strategjike. Ekziston një njohje gjithnjë e më e madhe se politika e zgjerimit është instrumenti më i fuqishëm stabilizues i BE-së. Thënë kështu, qasja e re strategjike e BE-së nuk do të ulë standardet e zgjerimit. Zbatimi i plotë i reformës mbetet thelbësor.

Situata aktuale është një mundësi si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor për të treguar më shumë largpamësi strategjike, për të rifituar plotësisht besueshmërinë e tyre të zgjerimit dhe për të përforcuar besimin e ndërsjellë, disa prej të cilave kishin humbur gjatë viteve.

Në fakt, disa hapa konkretë duhet të ndërmerren pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

Së pari, Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat e anëtarësimit në BE me Bosnjën dhe Hercegovinën deri në fund të këtij viti. Së dyti, Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e tij të reformës në BE, e cila varet nga formimi i qeverisë së re në vend. Së treti, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet avancuar. Në Maqedoninë e Veriut, hapat e ardhshëm varen nga aftësia e vendit për të miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese.. Rasti i fundit është një kujtesë se vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luajnë një rol të përgjegjshëm dhe të përmbahen nga prezantimi i problemeve dhe mosmarrëveshjeve dypalëshe, të cilat nuk kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit.

 

Për një integrim gradual dhe të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në BE

Nga ana e BE-së, diskutimi mbi përgatitjet e nevojshme institucionale dhe financiare për integrimin e anëtarëve të rinj po merr vrull. Megjithatë, kjo nuk duhet të bëhet pretekst për të vonuar procesin e zgjerimit për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të fillojmë zbatimin e propozimeve ekzistuese për të përshpejtuar procesin e zgjerimit tani.

Institucionet e BE-së duhet të jenë më shumë krijuese në përshtatjen e procesit të zgjerimit me nevojat e sotme. Procesi duhet të jetë më pak kompleks dhe më i orientuar drejt rezultateve. Ne duhet ta bëjmë atë më të prekshëm për qytetarët dhe ta lidhim progresin e reformës me përfitime konkrete. Ne gjithashtu duhet të angazhohemi në mënyrë më dinamike me vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ata të mund të ndjejnë vërtetë rrahjet e zemrës së Brukselit. Që nga qershori 2022, ka një detyrë të qartë nga Këshilli Evropian për të çuar përpara integrimin gradual tashmë gjatë procesit të zgjerimit. Në qershor të vitit 2023, si “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” së bashku me kolegët tanë nga Çekia, Greqia, Italia dhe Sllovakia, u bëmë thirrje institucioneve të BE-së që të paraqesin një agjendë të qartë për integrim gradual dhe të përshpejtuar me hapa konkretë zbatimi deri në vitin 2024 e më tej. Kjo duhet të bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz si dhe parimin e meritave të veta. Ne shohim shumë mundësi, nga ftesat më të shpeshta drejtuar kolegëve tanë të Ballkanit Perëndimor në Këshillin e Punëve të Jashtme e deri te hapja e fushave të tjera të politikave si arsimi, shkenca, transporti ose tregtia për përfshirjen e tyre graduale.

Vlera e vërtetë e zgjerimit të BE-së qëndron në aftësinë transformuese: ndihma e vendeve për të rritur standardet e jetesës për qytetarët e tyre dhe krijimi i mjediseve të begata ku të rinjtë mund të përmbushin ëndrrat e tyre. Partnerët tanë Ballkani Perëndimor dhe lindorë e meritojnë këtë mundësi dhe qytetarët e BE-së do të përfitojnë nga stabiliteti ma i madh dhe prosperitet përtej kufijve aktualë të BE-së. Zgjerimi i BE-së nuk është një nga shumë opsione politike; është domosdoshmëri gjeostrategjike e ditës.

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Kosova, Shqipëria dhe SHBA përballë Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush favorizohet në karrierë dhe financa? Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

June 9, 2026
Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

June 9, 2026
Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

June 9, 2026
Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

June 9, 2026
Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

June 9, 2026
Aksion ‘blic’ në Vlorë, grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

Aksion ‘blic’ në Vlorë, grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

June 9, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pse nuk u ngritën në protestë për Gërdecin? Pse u gjet ky moment për protestë

June 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Kujdes këtë ditë të javës! Meri Shehu: Hëna e Re jashtë kontrollit në fundjavë!

June 9, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

PD-ASHM-së i janë larguar 1/3 e votuesve, kurse PS-së vetëm 1/13…

June 9, 2026
Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In