• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bumi i turizmit të kruzerëve në 2017, Saranda e papërgatitur

by Java News
04/01/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Porti i Sarandës pritet të kthehet këtë vit në një destinacion të rëndësishëm për linjat e kruazierëve në Mesdhe, të cilat po braktisin Turqinë për arsye sigurie, por porti dhe operatorët vendorë turistikë janë të keqpërgatitur për fluksin e pritshëm të turistëve.
Nga Shkëlqim Hajno
Mungesa e stabilitetit pas grushtit të dështuar ushtarak dhe sulmet terroriste në Turqi kanë shtyrë një numër kompanish ndërkombëtare që ofrojnë udhëtime turistike në Mesdhe nëpërmjet kruazierëve,  t’i heqin portet turke si destinacione në vitin 2017, duke i zëvëndësuar ato me ishujt grekë dhe portin e Sarandës.Në 6 dhjetor, kompanitë turistike të kruazierëve Cunard, P&O Crusises dhe Holland America – të treja në pronësi të Carnival Corp, njoftuan se do t’i shmangnin portet turke gjatë vitit 2017.
“Mbas një vlerësimi të kujdesshëm, ne kemi vendosur ta heqim Turqinë nga destinacionet tona për vitin 2017 për Cunard dhe P&O Cruises, bazuar në disa burime dhe këshillat e dhëna nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar,” thanë tre kompanitë nëpërmjet një njoftimi të përbashkët për shtyp.“Portet turke janë zëvendësuar me porte greke dhe Sarandën, e cila është në Shqipëri,” shtoi njoftimi.
Njoftimi i tre kompanive në pronësi të Carnival Corp vjen pas vendimit të disa linjave të tjera të kruazierëve, për të anashkaluar Turqinë si destinacion në vitin 2016. Një prej tyre, “MSC Cruises” njoftoi në tetor se do ta bënte Sarandën destinacion të përjavshëm në udhëtimet e saj në Mesdhe, duke filluar nga prilli i viti 2017.Shtimi i datave gjatë së cilës Saranda do të shërbejë si destinacion për kruazierët pritet t’i sjellë qytetit një bum në këtë segment të tregut turistik gjatë këtij viti, duke shtuar të ardhurat për operatorët dhe bizneset vendore.
Megjithatë, ky lulëzim i paprituar i kruazierëve i ka gjetur disa operatorë vendorë të shqetësuar, pasi portit dhe qytetit i mungon infrastruktura dhe burimet njerëzore për të mirëpritur me standarde fluksin e shtuar të turistëve.Që nga viti 2005, Saranda është kthyer në një destinacion të rëndësishëm për linjat e kruazierëve në Mesdhe. Nga viti 2006 deri në vitin 2016, numri i ndalesave në Sarandë është rritur nga 6 anije në vit deri në afro 50 anije turistike.Sipas itinerarëve të publikuar online nga MSC Cruises, Holland American dhe Cunard, të paktën 75 kruazierë pritet ta vizitojnë Sarandën gjatë 2017-ës, ndërkohë që anijet pritet të jenë më të mëdha si “MS Westerdam” nga Holland American dhe “MS Poesia” që akomodon deri në 3600 pasagjerë nga MSC Cruises.
MSC Cruises njofton në faqen e saj zyrtare, se nga porti i Sarandës planifikon t’i ofrojë pasagjerëve që do të zbresin nga MSC Poesia eksursione në sitet arkeologjike të Butrintit, Finiqit, në kalanë e Ali Pashës, në Manastirin e Mesopotamit dhe në burimin Syri i Kaltër.
Megjithatë, ofrimi i këtyre shërbimeve për një numër të madh pasagjerësh përbën një sfidë për portin e Sarandës dhe për operatorët turistikë të qytetit, i cili është transformuar tashmë në portën hyrëse të rivierës shqiptare.Sipas drejtorit të Autoritetit Portual Sarandë, Sotir Davella, edhe pse kalata e portit është zgjeruar me 100 metra linear pak vite më parë, tashmë rilind nevoja për një zmadhim të ri, në mënyrë që të ankorohen kruazierët e tonazheve të mëdha.“Qysh tani lind nevoja e dyfishimit të saj me 100 m linear të tjera,” tha Davella. “Kjo pasi kalata përpunon në të njëjtën kohë edhe tragetet e linjës ditore Sarandë-Korfuz e kthim,” shpjegoi ai.
Fatos Demiri, administrator i agjencisë turistike “Terini” në Sarandë, i tha BIRN se qyteti, ndonëse i fokusuar te industria e turizmit, mund të mos i ketë kapacitetet të presë një fluks në rritje.“Flota e autobusëve është e amortizuar në cilësi shërbimi dhe e pamjaftueshme në numër ,” i tha ai BIRN, duke përmendur një prej problemeve, ndërsa theksoi edhe mungesën e guidave turistike. Demiri shtoi se deri tani, agjencitë turistike kishin përdorur mësuesit apo studentët e gjuhëve të huaja, por tha se nëse do kishte një fluks, nuk do kishin mundësi për të gjetur as guida.
Sipas Demirit, në një situatë kur pritet një fluks i lartë turistësh që do të shoqërohet me të ardhura shtesë si për banorët, ashtu edhe për zyrën e taksave, është e nevojshme një ndërhyrje emergjente nga ana e qeverisë për të rritur kapacitetet njerëzore dhe për të përmirësuar infrastrukturën e shërbimeve turistike.
“Është emergjente që Ministria e Arsimit dhe ajo e Turizmit të çelin degën e turizmit në filialin universitar të Tiranës në Sarandë, degë që do të duhej të ishte e dedikuar për përgatitjen e guidave turistike,” tha Demiri.Sipas tij, ndërhyrja nga qeveria duhet të jetë edhe në infrastrukturë, pasi agjencitë nuk mund të investojnë të vetme në një flotë të re autobusësh, që do ishte e nevojshme në rast fluksi.
Me nevojën për angazhimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe trashëgimisë në trajnimin e guidave turistike, bie dakord dhe Gjergji Mano, Drejtori i Zyrës  së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit. Madje Mano shton se gama e institucioneve të përfshira nuk duhet të lërë jashtë edhe privatin.
“Është i nevojshëm organizimi i kurseve trajnuese për guida turistike dhe përfshirja në këtë proces të një sërë institucionesh; përfshi Parkun Arkeologjik të Butrintit, filialin universitar të  Tiranës në Sarandë, operatorët turistikë,  qeverinë qendrore, Institutin e Monumenteve, e të ngjashme,” tha ai.
“Kjo do të jepte më shumë produkt në përgatitjen e këtyre guidave, jo vetëm në numër por edhe në kualitet e profesionalizëm,” përfundoi Mano. BIRN
ma.me
Next Post
Presidenti Thaçi, i padëshirueshëm në shumë komuna kosovare

Thaçi i davarit akuzat në Kosovë: Ishin vrasjet e dëshmitarëve që sollën Gjykatën Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

July 12, 2026
Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

July 12, 2026
Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

July 12, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

July 12, 2026
Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

July 12, 2026
Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

July 12, 2026
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

July 12, 2026
Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

July 12, 2026
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In