• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bujar Nishani: Sjellja e sirianëve tek ne, platformë e mafias ndërkombëtare. Do trafikohen drejt BE qindra terroristë të ISIS!

by Java News
08/03/2020 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Nishani thotë se në Shqipëri do të instalohen dhjetëra mijëra emigrantëve sirianë, afganë, irakenë e plot kombësi të tjera nga lindja.

Sipas Nishanit ardhja e tyre në vendin tonë është platformë e mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për t’i trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatikut.

Gjithashtu ai thotë se bashkë me ta do trafikohen edhe qindra terroristë të ISIS bashkë me pakot e kokainës.

“Propaganda rilindse se Shqipëria do të ketë forcë pune nga instalimi në Shqipëri të dhjetramijëra emigrantëve sirianë, afganë, irakenë e plot kombësi të tjera nga lindja, është një mashtrim i madh dhe një platformë e mafias ndërkombëtare dhe antishqiptare.

Pse është platformë e mafias ndërkombëtare?

Asnjë emigrant i vetëm nga valët e mijëra të tillë nuk synon Shqipërinë e as të ndërtojë jetën e vet në vendin tonë.

Qëllimi i tyre dhe destinacioni i tyre i vetëm janë vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca, Austria, Italia, Holanda, Vendet Nordike dhe Britania e Madhe.

Asnjëri prej tyre nuk ka marrë rrugën e mundimëshme të azilit të punojë në projektet fantazmë të rilindsit shqiptar.

E vetmja arsye që synohet është grumbullimi i tyre në territorin shqiptar është projekti i mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për ti trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatikut.

Bashkë me ta edhe qindra terroristë të ISIS bashkë me pakot e kokainës.

Skafet që gjënden aksidentalisht brigjeve të detit janë veçse treguesi i një infrastrukture që po pregatitet.

Përse është edhe antishqiptare kjo platformë ?

Nuk është aspak koincidencë që kjo platformë është ndërtuar dhe po ecën paralelisht me projektet e copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit masiv të Shqipërisë.

Platforma shqiptarofove dhe antiperëndim synon asgjesimin e plotë të piketës më solide pro-perëndimore të Ballkanit, Kombin Shqiptar!

Duke coptuar Kosovën, e kthen rajonin në situatën politike dhe sigurisë të viteve të luftës në ish-Jugosllavi, kthen në pikën “zero” të gjitha kontributet dhe investimet politike të perëndimit në Ballkan përgjatë dy dekadave të fundit.

Më pas, projekti zgjaton metaztazat e tij në shpopullimin masiv prej shqiptarëve dhe Bosnjezimin e Shqipërisë me serbet e Kosovës e të tjerë, duke ndryshuar tërësisht fizionominë e shtetit tonë të formuar edhe ashtu i cunguar që prej 1912.

Asgjesimi i Kosovës dhe Bosnjezimi i Shqipërisë janë hapat politikë që konkurojnë paralelisht me fushatën agresive të armatimit të Serbisë me arsenalet ruse të armëve.

Projekti afatmesëm dhe afatgjatë tashmë identifikohet qartë.

Duke asgjesuar apo bërë inekzistente piketën më perëndimore në Ballkan, Kombin Shqiptar, ky rajon rikthehet në dominimin e aleancës lindore anti-perëndim dhe kostoja e parë fatale për tu paguar, prej shqiptarëve.

Fiks, siç ka ndodhur prej shekujsh, por tashmë me asgjesim total !

Ndaj dhe sekti i rilindsave vijon të mbajë me dhunë e çdo mjet fashist pushtetin në Shqipëri.

Ndaj sekti rilinds nuk u solidarizua me Greqinë dhe Bashkimin Evropian për ti mbajtur turmat e dhunëshme të emigrantëve larg territorit dhe kufirit tonë, si një territor dhe kufi realisht mes kufirit evropian.

Sepse kryerilindsi është i marrë peng dhe shërben perfekt si një buratin i shqiptarofobëve.

Një buratin i marrë peng prej aferave të tmerrshme korruptive.

Ndaj thirrja sot është më e fortë se kurrë më parë ndaj shqiptarëve.”- shkruan Nishani.

 

Next Post
Pas kuintave/ Ja biseda private mes Ronaldos dhe Perez-it

Pas kuintave/ Ja biseda private mes Ronaldos dhe Perez-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

October 7, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskutim

October 7, 2026
“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

October 7, 2026
Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

October 7, 2026
Kupa e Shqipërisë, finalja do të luhet në “Air Albania” më 14 Maj

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

October 7, 2026
Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian

Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com