• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Budina: Të përshkallëzohet protesta kundër Ramës, t’i tregojmë dhëmbët atij dhe SHBA. Dhe Amerika e Europa janë të korruptuara

by Java News
14/02/2023 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori Edmond Budina bëri thirrje për përshkallëzimin e protestave në vendin tonë për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij, që të largohet qeverisja nuk duhen bërë protesta paqësore dhe të qeta, por qytetarët duhet t’i përgjigjen qeverisë “dhëmbë për dhëmbë”.

Në një intervistë për Panorama TV, Budina tha se në protestat e dhunshme mund të ketë edhe të lënduar, por kjo është e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë.

Duke komentuar çështjen “McGonigal”, regjisori shprehet i bindur se Rama është i zhytur “kokë e këmbë” në korrupsion me ish-agjentin e FBI-së.

Edmond Budina: Protesta paqësore e kemi provuar ne. Për 4 vite ne protestuam përpara Teatrit Kombëtar dhe sërish erdhën natën dhe e prishën. Këta janë ca kriminelë që përpara interesave të tyre nuk pyesin për asgjë. Protesta duhet të vazhdojë deri në rrëzimin e kësaj qeverisje.

Pyetje: Duhet të përshkallëzohen protestat?

Edmond Budina: Me qetësi, dashuri dhe logjikë kjo qeverisje nuk ikën. Po të kishin një pikë ndërgjegje këta duhet të kishin kërkuar dhe një ndjesë. Por këta nuk e bëjnë. Padiskutim që duhet të përshkallëzohet. Nuk është e thjesht se njerëzit lenë kockat atje. 

Kur arrin sharra në kockë, njerëzit duhet të reagojnë dhe ta përshkallëzojnë padyshim. Çdo qytetar ka të drejtë për të hyrë atje në Parlament. Unë kam qenë kundër vrasjeve të 21 janarit. Punë e madhe nëse do e shkatërronin kryeministrinë? Nëse jetët e njerëzve shkatërrohen, çfarë vlere ka një institucion? T’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë dhunës së qeverisë.

Pyetje: Sa mendoni se është i përfshirë Rama me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal?

Edmond Budina: Nga ato që kam lexuar, është i zhytur në batak. Unë jam i bindur që janë të zhytur thellësisht në këtë skandal. Këto janë rrjedhojë e një politike të caktuar që kanë bërë për vite të tëra. Sidomos tani që kanë një pushtet të madh ekonomik. Ata janë zhytur deri në majë dhe nuk dalin dot prej andej. Shihni çfarë ndodhë në Parlamentin Europian.

Doli ajo eurodeputetes i gjetën një valixhe me lekë. Ata mbrojnë interesat e tyre. Në gjithë Europën ka një tendencë të korrupsionit të politikës. Është për të ardhur keq. Qytetarët duhet të reagojnë kundrejt kësaj. Më tepër se çdo kush në Europë, shqiptarët e kanë provuar këtë korrupsion.

Ambasadorja amerikane nuk ka pse të ndërhyjë në politikën shqiptare. Në Shqipëri, mund të jenë të rralla kur pasanikët të jenë bërë me para të pastra. Biznesmenët ta them unë që kanë paguar që të mos jenë në listën e zezë “non grata”. S’më çudit fare. Politika amerikane ka shërbyer edhe në grushtet e shtetit në Amerikën e Jugut. Edhe në Amerikë ekziston korrupsioni, në Amerikë. Ja rasti i fundit i këtij të FBI-së është i dukshëm./m.j

Next Post

3 marsi, është 8 janari i dytë i Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In