• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH plan për të frenuar përdorimin e euros në ekonominë shqiptare

by Java News
13/02/2018 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursimet në valutë të shqiptarëve arritën një nivel rekord në vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Depozitat në valutë, pjesa më e madhe e të cilave janë në euro ishin 527 miliardë lekë, ose gati 4 miliardë euro, me një rritje të lehtë prej 0.3% me bazë vjetore.

Në vitin 2015, për herë të parë kursimet në valutë i kaluan ato në lekë, ndërsa në fund të 2017-s, pesha e tyre arriti në 53% të totalit, me rritje një pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Më se 10 vjet më parë, në 2016-n, kursimet në valutë të shqiptarëve përbënin vetëm 36% të totalit të depozitave në sistemin bankar në vend.

Rritja e shpejtë e tyre vitet e fundit, në një kohë që kursimet në lekë erdhën në rënie për shkak të uljes së interesave të depozitave (sot ato janë më pak se 1% për kursimet 12 mujore) ishin arsyet kryesore që çuan në këtë tendencë.

Emigrantët kanë qenë historikisht burimi kryesor i prurjes së valutës në Shqipëri.

Gjithnjë në gusht dhe në dhjetor-janar ka një rritje të depozitave në euro, kohë që përkon me kthimin e emigrantëve në vendin mëmë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, pjesën më të madhe të kursimeve në valutë e zotërojnë individët, me 82% të totalit, ose 430 miliardë lekë, (rreth 3.2 miliardë euro).

Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave totale në fund të muajit dhjetor ishte 1 trilion lekë, duke rënë me 1.3% apo 13 miliardë lekë (gati 100 mln euro) në krahasim me dhjetorin e 2016-s.

Rënia në 2017-n ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e uljes së kursimeve në lekë, të cilat u reduktuan me 14 miliardë lekë, ose gati 3%. Kjo është hera e parë që depozitat shënojnë rënie në historinë shqiptare të pas tranzicionit.

Plani i BSH-së kundër euros
Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka miratuar së fundmi tre masa, zbatimi i të cilave do të frenojë përdorimin e euros në ekonominë vendase.

Masat kanë të bëjnë me kufizimin e kredisë në valutë dhe rritjen e kërkesës për kapital në këtë valutë, duke e bërë euron më të shtrenjtë për t’u mbajtur nga bankat.

Këto të fundit do të tentojnë të shkurajojnë depozitat, që janë burimi parësor i financimit të kredive.

Konkretisht, Banka e Shqipërisë ka identifikuar, ka konsultuar me bankat dhe miratoi së fundi disa masa, që përfshijnë:

– ndryshimin e normës së rezervës së detyrueshme. Më konkretisht, përcaktohet rritja e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë në nivelin 12.5% (ishte 10%), dhe ulja e saj për detyrimet në lekë në nivelin 7.5% (ishte 10%).

Për bankat ku detyrimet në valutë zënë më shumë se 50% të detyrimeve totale, vetëm për vlerën e ndryshimit pozitiv, norma e rezervës së detyrueshme në valutë rritet në 20%;

– rritjen e kërkesës minimale rregullative për vlerën e aktiveve likuide në valutë. Më konkretisht, për aktivet likuide në valutë do të kërkohet që të jenë jo më pak se 20% e detyrimeve afatshkurtra ne valutë (ishte 15%), ndërsa për aktivet likuide në lekë, niveli i raportit do të ruhet në 15%;

-rritjen e ndërgjegjësimit të huamarrësve për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë. Më konkretisht, bankave do t’iu kërkohet që: t’i propozojnë huamarrësit një kredi alternative në lekë; ta pajisin atë me një shembull konkret se si ndryshon kësti i kredisë në rastin e nënçmimit të lekut (me vlera të përcaktuara); të ofrojnë opsionin për përdorimin e mekanizmave që zbusin rrezikun e kursit të këmbimit për kredimarrësin, në rastin kur plotësohen kushtet që janë dakordësuar nga banka dhe huamarrësi./Monitor/ma.me

Next Post
PROFILE/ Nga Ermal Meta e deri tek shqiptarët e tjerë që u bënë të famshëm në Itali

SanRemo dhe fati i emigracionit shqiptar në Perëndim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In