• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Brenda 10 vitesh rinia s’do tentojë më të ikë’/ Ahmetaj: Kemi ulur varfërinë më shpejt se vendet e tjera

by Java News
25/10/2021 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi në fjalën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, se Shqipëria po kalon përmes dy goditjeve të mëdha tërmetit dhe pandeminë, për të mos përmendur edhe krizën energjetike që rrezikon sot vendin tonë. Ahmetaj u shpreh se qeveria nuk ka lënë askënd mbrapa gjatë këtyre goditjeve.

Ai kujtoi një vizitë bashkë me kryeministrin Edi Rama gjatë dorëzimit të çelësave të banesës në një familje të prekur nga tërmeti, duke theksuar se në rast se qeveria do ishte treguar e ftohtë dhe t’i tregonte derën e bankës, as pas 10 vitesh kjo familje nuk do kishte shtëpinë e saj.

“Mënyra si një shoqëri trajton të pambrojtur është shenja e qytetërimit. Çdo agjensi në OKB ka ndihmuar qeverinë të mbështesë këto grupe. Kjo ditë është edhe një ditë reflektimi. Shqipëria po kalon përmes dy goditjeve të mëdha dhe të tretës, të krizës së energjisë., Ne nuk jemi vend i pasur por jemi vend në zhvillim. Mënyra si u qasëm ndaj goditjeve tregon maturi të qeverisë shqiptare. Nëse i referohemi zhvillimeve dhe prekim atë që kanë nevojë. Ne nuk lamë askënd mbrapa pas ditës së vështirë të 25 nëntorit. Po u afrojmë familjeve ndihmë që nga grantet e deri te shtëpitë falas. Këto janë politika që kushtojnë. Të mos lësh askënd mbrapa do të thotë ta kthesh ditën e vështirë në krenari. Shpesh herë u tregoj miqve të mi kuptimin e të qenurit shërbëtor publik.

Një ditë me kryeministrin shkuam në një fshat të Tiranës për t’i dorëzuar nënës së një djali me probleme më shëndetësore me dy fëmijë si yje. Nëna ishte gati mosha e nënës time dhe djali nuk kishte mundësi të punonte. Atë moment mendova se çfarë do i ndodhte asaj familje nëse kjo qeveri do dilte dhe të bënte të ftohtin e ekonomisë së tregut duke i treguar familjeve derën e bankës për kredi. Besoj ajo nënë as pas 10 vitesh nuk do kishte dot shtëpinë e vet ose do kishte te dera e shtëpisë bankën përditë. Ngritja jonë është e shpejtë dhe e pamjaftueshme për të shkuar atje ku duam ne. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë që ky vend ka nevojë të ndihmojë fëmijët dhe rininë dhe pas disa vitesh të themi ne e frenuam uljen e popullsisë”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka ulur varfërinë me një shpejtësi shumë të madhe në raport me vendet e tjera. Sipas tij brenda 10 vitesh, rinia shqiptare nuk do tentojë të ikë nga vendi, por do zhvillojë ambicien e saj në Shqipëri.

“Nuk lë pa përmendur, një falënderim të madh me kombet e bashkuara dhe vendet që na ndihmuan. Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit. Të qenit anëtar i BE ngelet ambicia jonë kryesore. Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive. Nuk rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur elektricitet të rëndësishëm”, deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
“Promovimi i vlerave të përbashkëta të gjithë njerëzimit, prirje themelore e stome dhe e ardhëshme”

"Promovimi i vlerave të përbashkëta të gjithë njerëzimit, prirje themelore e stome dhe e ardhëshme"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fali o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!”- Protestuesit e maskuar përdhosën monumentin “Lahuta e Malcis” në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Në tokën e Gjergj Fishtës… (VIDEO)

“Fali o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!”- Protestuesit e maskuar përdhosën monumentin “Lahuta e Malcis” në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Në tokën e Gjergj Fishtës… (VIDEO)

October 19, 2026
Manchester City shpallet fajtor për shkelje të rregullave financiare në Premier League -

Manchester City rrezikon një dënim historik, mund t’i hiqen aq pikë sa mund ta mbajnë dy vite në Championship!

October 19, 2026
Këlliçi: Dy makina ujëhedhëse në Rinas, Rama po përgatitet të godasë protestuesit!

Këlliçi: Dy makina ujëhedhëse në Rinas, Rama po përgatitet të godasë protestuesit!

October 19, 2026
OKB: Do të shkurtohen ndihmat për 500,000 njerëz në Gaza, pasi fondet po pakësohen

OKB: Do të shkurtohen ndihmat për 500,000 njerëz në Gaza, pasi fondet po pakësohen

October 19, 2026
Samiti i urgjencës në “Palazzo Chigi”, qeveria italiane shqyrton masat ndaj kaosit urban dhe dhunës nga të miturit!

Samiti i urgjencës në “Palazzo Chigi”, qeveria italiane shqyrton masat ndaj kaosit urban dhe dhunës nga të miturit!

October 19, 2026
Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

October 19, 2026
Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

October 19, 2026
VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

October 19, 2026
Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

October 19, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Protesta, Tabaku akuzon për dhunë ndaj studentëve: Rama të mbajë përgjegjësi politike, çdo abuzim të hetohet!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com