• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bregdeti i Himarës, fluks në rritje i turistëve të huaj

by
07/08/2015 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrei Pjestçinski, është një 27 vjeçar nga Polonia, me profesion arkeolog. Së bashku me një grup shokësh, bashkëkombas, të pasionuar pas motorrave, kanë ardhur në bregdetin e Himarës për të kaluar disa ditë nga qëndrimi i tyre në Shqipëri. Ata i përkasin asaj kategorie turistësh, të cilëve u pëlqen t’i kalojnë pushimet në një lëvizje të vazhdueshme, duke zgjedhur për këtë, vende të veçanta dhe të këndshme.

Andrei thotë se, udhëtimi i tyre do të vazhdojë më pas drejt Malit të Zi dhe në vende të tjera si, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Austria. Është një intensitet lëvizjeje, që kushtëzohet nga pasioni i tyre për motoçikletat.

HimareNë Shqipëri kanë parë vende mjaft të bukura, por në mënyrë të veçantë, bregdeti i Himarës u ka pëlqyer mjaft. “Është një zonë e veçantë, e virgjër dhe mjaft interesante”, thotë Andrei. Ai veçon plazhet e këndshme, apo resortet e komplekset turistike moderne të cilat mund t’i tërheqin mjaft turistët nga të gjitha vendet. Për Andrein, bregdeti jugor i Shqipërisë është një peizazh befasues, ku mund të kalohet mirë. Madje, në këtë drejtim i riu polak të cilit i pëlqen të eksplorojë vende ku mund të gjejë gjurmë të dukshme të të kaluarës,  e vlerëson maksimalisht këtë pjesë të bregdetit të Himarës (Porto Palermon), ku ngrihet kalaja e Ali Pashës, një kishë e vogël, e vjetër, disa dhjetra metra më tej, si dhe objekte të tjera me mjaft interes. Prandaj dhe me grupin e shokëve kanë zgjedhur që të bëjnë një ditë plazh. Kanë “parkuar” motoçikletat diku në breg dhe po shijojnë ujin e kristaltë dhe bregdetin shkëmbor të Porto Palermos.

Kalaja e Himarës 3Në fakt, Andrei Pjestçinski dhe grupi i motoçiklistëve polakë përfaqësojnë atë tendencë mjaft të spikatur dhe pozitive, që po konsolidohet, veçanërisht në vitet e fundit në bregdetin e Himarës, ashtu si edhe në pjesë të tjera të bregdetit shqiptar ku, numri i turistëve të huaj ka ardhur në një rritje befasuese. Gjatë muajve të verës, në këtë pjesë të bregdetit të Shqipërisë pushojnë turistë nga mjaft vende të Evropës, por edhe më gjerë. Anglezë, italianë, zviceranë, francezë, suedezë, malazezë, gjermanë, grekë, maqedonas, këtu i ndesh shpesh. Struktura turistike e këtij bregdeti vlerësohet prej tyre e kënaqshme dhe në standarde të pranueshme.

Punonjës në kështjellën e Ali Pashës, në Porto Palermo, thonë se, gjatë këtij viti numri i turistëve të huaj, vizitorë në kështjellë, ka qenë shumë i madh. “Është një shtim që duket”, thonë ata. Në plazhet e vogla, por mjaft tërheqëse të Porto Palermos, gjen çdo ditë qindra pushues nga rrethe e vende të ndryshme. Klearko, një banor i zonës, thotë se bregdeti i Himarës ka patur gjatë këtij viti një rritje të madhe të pushuesve dhe veçanërisht të turistëve të huaj. “Nga të gjitha vende e Evropës shikon këtu, çdo ditë. Ja, ti i pe vetë polakët. Por, si ata janë të shumtë francezët, zviceranët, anglezët, gjermanët. Ka shumë nga ata që vijnë këtu me rulota dhe i parkojnë, ja, atje, në atë shesh. Por, ka edhe nga ata të rinj të huaj, që kanë ngritur kampingje për të kaluar disa ditë pranë detit”, thotë 58 vjecari.

keshtjella e Porto Palermos, Himare, Vlore (3)Foto HNë fakt, “boom”-i turistik, është i dukshëm dhe konstatohet fare lehtë në bregdetin e Himarës. Jo vetëm nga frekuentimi maksimal i plazheve të bukura përgjatë tij, por edhe nga tregues të tjerë, sikundër është fluksi i lartë i lëvizjes së automjeteve në rrugën e bregdetit. Përgjatë saj, ndesh autovetura me targa të të gjitha rretheve të vendit dhe të të shumë vendeve të tjera.

Plazhet e vogla dhe shkëmbore të Porto Palermos, plazhet e virgjëra të Llagamit, të Livadhit, të Gjipesë, ato të Potamit, të vetë qytetit etj, kanë qenë një zbulim i vërtetë, për ata që kanë ardhur këtu për herë të parë, ndërkohë që të tjerë që pushojnë këtu prej vitesh, kanë vendosur t’i qëndrojnë besnikë përzgjedhjes.

Next Post

7 momentet e Tunës duke rrahur "zogun" (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In