• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Breçani ka pranuar të flasë”, gazetarja: Dyshohet për politikanë që kanë urdhëruar vrasje, e gazetarë të paguar nga krimi

by A R
29/11/2023 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anduena Llabani tha se pas datës 22 dhjetor do dalin emra drejtuesish të Policisë së Shtetit që janë përfshirë në komunikimet e aplikacionit SKY. Llabani tha se Erzen Breçani ka pranuar që të flasë për Prokurorinë në lidhje me gjithçka ai di. Llabani tha se në listën e personave që kanë pasur komunikime në SKY janë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ajo foli për gazetarë kronike të paguar nga krimi për të raportuar versione të caktuara të ngjarjeve.

Ishte një urdhër që ministri paralajmëroi që kush ka përdorur aplikacion do të largohej nga policia. Nga ajo ditë deri tani unë nuk di që në polici të jenë bërë shkarkime për shkak se është zbuluar që një drejtues policie ka qenë pjesë e aplikacionit. Atë e ka bërë SPAK-u. Erzen Breçani ka kërkuar që të flasë për Prokurorinë në lidhje me gjithçka ai di. Ne në Polici sot s’kemi më asnjë emërim, asnjë delegim. Kemi vetëm emra shefash komisariatesh, që janë me njollë të kuqe, ku ka dyshime se si këta punonjës policie marrin në drejtim një polici qarku, dhe kush vendos për këta. Ka raste që janë bërë delegime brenda natës. Ti mendon që ministri i Brendshëm nuk e di që kupola më e lartë e Policisë së Shtetit janë të përfshirë në enkro chat?! Çfarë pret që nuk bën lëvizje?!

Çudia më e madhe është që ti shikon njerëz në kupolën e Policisë, që kanë qenë pjesë e komunikimeve në SKY, që janë shumë të qetë. Çfarë presin këta?! A është ky një teatër, apo do e lëmë në ndërgjegjen e këtyre që të japin dorëheqjen?! Jam kurioze të di nëse vizita e z.Balla në Angli dhe deklaratat që ai bën përtej kufirit kanë lidhje me atë që do ndodhë shumë shpejt në Shqipëri. Mbas datës 22 Metamorfoza do të ketë një tjetër konkluzion, që do bëhet publike. Janë përftuar të dhëna shokuese për Policinë e Shtetit. Pas datës 22 do dalin emra drejtuesish të lartë të Policisë. Në këtë listë do jenë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ata i dinë, ne na vijnë në mënyrë të tërthortë informacionet. Dy, tre emra i dimë, por për arsye etike s’mund t’i themi. SPAK-u dhe BKH-ja janë duke punuar të vetëm në këtë histori. SHIK-u s’ka deleguar asnjë informacion në lidhje me çështjet në fjalë, edhe kur u arrestua Nuredin Dumani, ku kishte një kërkesë për dhënie informacione nga SHISH për individë të inkriminuar. Kishte informacione që SHISH-i s’i ka dërguar. Dumani është çelësi anglez, që ka zbërthyer shumë kode në Sky enkro.

Kanë dalë të dhëna shokuese për prokurorët. Nuk është vetëm Nuredin Dumani, edhe Erzen Breçani është treguar bashkëpunëtor, ka pranuar të flasë, madje duke kërkuar edhe mbrojtje. Janë disa emra gazetarësh të kronikës. Janë emra që janë përfituar në komunikime kryesisht të grupeve kriminale në Durrës, Shijak dhe Vlorë. Kjo sindikatë nuk mund të jetë kurrsesi pa median. Gazetarët janë paguar për shërbimin që janë kryer. Ne e dimë që shërbimi ynë është të informojmë publikun, jo të ndërtojmë skema se nuk janë këta autorët, por janë të tjerët. Nuk jemi të gjithë njësoj, ka gazetarë që punojnë për një mision të caktuar, dhe gazetarë që s’kanë kufij. Në këtë listë gazetarësh, janë edhe gazetarë që trajnohen nga Ambasada Amerikane”.

Llabani tha se flitet edhe për politikanë të cilët kanë porositur vrasje, apo që kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit.

Në disa komunikime kemi z.Breçani që orienton djalin e tij të qëndrojë larg personave që kanë para dhe kanë trafiqe në dorë. Nuredin Dumani ka pasur një platformë tjetër, e quajtur Matrix, ku është edhe një grup më i ngushtë i shqiptarëve që kanë përdorur këtë lloj aplikacioni. Flitet që ka edhe politikanë që kanë urdhëruar vrasje të personazheve të botës së krimit, si dhe kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit. Do dalin perla të tjera nga kjo gjë. Duke u gjendur në këto kushte, përballë një dëshmitari kyç i Nuredin Dumani, Z. Breçani s’ka pasur zgjidhje tjetër dhe ka kërkuar të flasë dhe ka pranuar që të jetë pjesë e zbërthimit të çështjes. SPAK-ut i janë lidhur duart dhe do t’i shkojë hetimit deri në fund. Paralel me Shqipërinë do të ketë hetime edhe në vende të tjera të BE-së”.

Next Post
Bebja e porsalindur në Angli bëhet pacientja më e re me koronavirus

Tkurrja e popullsisë, në Fier 5 herë më pak lindje se në vitet ’90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com