• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Një nuse për dy dhëndurë”/ PDK, LDK e AAK kundër Kurtit: Nuk ishte serioz

by E S
21/04/2026 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzuan kryeministrin Albin Kurti se nuk ishte serioz për zgjedhjen e presidentit të ri.

Dy nga partitë opozitare, PDK e LDK, pranuan oferta edhe për bashkëqeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje por i refuzuan ato.

Të dy ato deklaruan se nuk do japin kontribut të mëtejmë në procesin e zgjedhjes së presidentit ndonëse kanë mbetur edhe një javë.

Kreu i PDK-së Bedri Hamza tha: “Është diskutuar gjerë e gjatë kjo temë, është konstatuar që nuk ka pas seriozitet nga partia fituese dhe nga zoti Kurti që vendit t’i japim president, nuk është trajtuar me korrektësi qasja pozitive e Partisë Demokratike të Kosovës”

Nga LDK thanë se Kurti deshi “me një nuse ti marri dy dhëndurë” duke iu referuar ofertës së njëjtë për kryeparlamentar të cilën ia prezantoi edhe atyre edhe PDK-së në të njëjtën ditë.

Lutfi Haziri i LDK u shpreh: “Ne jemi të vetëdijshëm që ajo që thotë populli ynë, se me një nuse dy dhëndurë s’i merr. Zoti Kurti po mundohet që në këto biseda me partitë politike me një nuse me i zënë dy dhëndurë, që nuk funksionon. […] Në aspektin politik kjo nënkupton që kryetari i Kuvendit i është ofruar edhe PDK-së edhe LDK-së. Qeverisja i është ofruar edhe LDK-së edhe ndoshta të tjerëve. Dhe më shumë është menaxhim i kohës dhe menaxhim i procesit sesa qasje për me i dhënë zgjidhje vendit”

Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thanë se ofertat e Kurtit janë vetëm për konsum pasi synimi i Kurtit janë zgjedhjet.

Ramush Haradinaj i AAK-së tha: “Këto janë kalkulime, kamuflazh, mashtrim i pastër. Nuk ka ofertë për asnjë parti opozitare, më besoni, as për PDK-në, as për LDK-në. Këto nuk janë oferta, këto janë lojë fjalësh me harxhu kohën deri në ditën kur shpallen zgjedhjet”

Parlamenti do të shpërndahet më 28 prill nëse deri në mesnatë nuk do të zgjidhet presidenti i ri.

Next Post
“Do mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët”, Rubio: Kufizim vizash për 75 pjesëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa

“Do mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët”, Rubio: Kufizim vizash për 75 pjesëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In