Policia braziliane arrestoi 10 anëtarë të një grupi të rinjsh që po planifikonin sulme terroriste gjatë Lojërave Olimpike të Rios që fillojnë më 5 gusht, njoftoi sot ministri brazilian i Drejtësisë, Alexandre de Moraes.
“Të dyshuarit ishin betuar për besnikëri ndaj organizatës së Shtetit Islamik dhe po përgatiteshin për blerjen e një arsenali me armë”, deklaroi Moraes gjatë një konference shtypi në Brazilia./a.m.