• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktisja e heshtur e PD, po nxitet përditë nga Berisha

by Mero Baze
25/06/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Emërimi i papritur i drejtuesit të PD në Vlorë në një detyrë zyrtare dhe largimi i tij nga Partia Demokratike, po përpiqet të reduktohet nga Berisha si një zgjedhje personale, apo pazar me pushtetin, por në fakt është fillimi i një procesi që reflekton depresionin politik dhe mungesën e perspektivës brenda Partisë Demokratike me Berishën në krye pas humbjes madhështore të 11 Majit.

Deromemaj nuk është një njeri që ka nevojë për një vend pune pasi është biznesmen dhe ndërtues i vjetër. Ai ka qenë kandidat për kryetar bashkie i PD në Vlorë, kandidat për deputet dhe drejtues i PD për disa vite.

Mbi të gjitha, Deromemaj nuk i duhet tanimë pushtetit për asgjë. Nuk jemi as në fushatë, as në ndonjë krizë politike dhe as në ndonjë proces bashkëpunimi të nevojshëm për të krijuar një klimë kompromisi.

Jemi thjesht në fillim të krizës së PD, dhe braktisjes së saj, pas qartësisë që ka çdo demokrat se Sali Berisha është vetëcaktuar, i dërguar nga Zoti për t’i marrë frymën deri në fund asaj partie duke mos lënë shpresë për askënd.

Deromemaj është një rast ku braktisja merr zë, pasi ai përveçse është larguar, ka dashur ta bëjë publik largimin duke pranuar dhe një post në administratë në Vlorë. Por si ai ka qindra të tjerë që po largohen pa bërë zë nga PD, dhe po i kthejnë shpinën një moçali, i cili mburret që ka vendosur të mos ndryshojë.

Vetë Berisha e pranoi që Deromemaj e kishte njoftuar largimin e tij me SMS kohë më parë, por Berisha nuk e bëri publik dhe nuk do ishte marrë vesh sikur ai të mos shfaqej në një post në administratë. Ne ende nuk e dimë sa SMS të tilla ka Berisha apo sa të tjerë as ndjejnë nevojën t’i dërgojnë dhe SMS me largimin e tyre.

Kjo ndjenja “triumfuse” e Berishës dhe mbështetësve të tij hipokritë, që duan të ndjehen si të shfajësuar meqë gënjejnë veten se u janë vjedhur votat, shprehet më së qarti në procesin e rinumërimit, ku edhe pse votat për subjektet janë thjesht gabime njerëzore, ato janë në favor të PD. Pra edhe ato pak, fare pak parregullsi sa janë, që nuk ndikojnë në rezultat, janë në favor të Berishës. Pra nëse ai i quan “vjedhje”, ato pak vjedhje janë bërë më shumë nga PD se sa nga PS, edhe pse qartazi janë gabime njerëzore.

Kur një demokrat normal shikon këtë situatë, kur shikon fitoren e thellë dhe shumë stabël të PS, kur shikon mbështetjen ndërkombëtare dhe sigurinë e tyre ndoshta dhe për mandate të tjera, natyrisht që bie në depresion politik kur e përball me ngrefosjen e Berishës që mburret se ka humbur thellë dhe si zakonisht premton hakmarrje.

Dëshpërimi që ai ngjall tek mbështetësit e tij, nuk ka të bëjë me 11 Majin, por dhe me zgjedhjet e radhës dhe të ardhmen e PD e cila tani duket se është kthyer në një pulë të mjerë që po e rjep një skifter plak nën kthetrat e veta.

Përballë tij Edi Rama, ka dëshmuar për vite të tëra se i ka dhënë fund ndarjes klasore në vend dhe ka krijuar një koncept të ri bashkëpunimi me faktorët realë të shoqërisë, si në biznes ashtu dhe në politikë. Fillimisht u pa qartë se gjithë bizneset e mëdha që në shumicë ishin jo vetëm aleatë politikë por dhe miq të Berishës, ai i trajtoi si të barabartë dhe i ktheu në instrumenta për të inkurajuar më shumë dhe më shpejt ekonominë e vendit. Në shumë raste Berishës, për shkak të ligësisë së tij të pafund, i është dashur të sulmojë miq, familje dhe biznesmenë që i kanë qëndruar pranë në ditë të këqija vetëm pse bashkëpunojnë me Ramën.

Duke vazhduar këtë trend dhe në politikë, Edi Rama theu disa tabu brenda socialistëve duke kandiduar në lista figura të PD brenda listës së PS. Në Vlorë madje dy prej tyre në lista të sigurta edhe pse nuk premtonin se do sillnin vota të djathta tek PS. Por thyerja e kësaj tabuje, natyrisht që krijon më shumë paqe politike në vend dhe izolon përpjekjen për të mbjellë konflikt në shoqëri nga lart, injektuar prej Berishës.

Është kjo arsyeja që dhe rasti i Deromemajt, nuk është një zhvillim që ka të bëjë me ndonjë interes të PS për atë si individ, por me konceptin e Ramës për ta thyer këtë ndarjen politike dhe për ta shtrirë bashkëpunimin politik me faktorët realë politikë në terren, çka në fakt po bëhet dhe në qytete të tjera pa shumë zhurmë.

Ata thjesht po largohen, shumica pa bërë zë e dikush dhe duke u marrë vesh që po largohet. Por po ikin nga PD dhe Berisha. Kur ai të kthejë kokën pas në zgjedhjet e ardhshme, është mirë të vendosë ndonjë pasqyrë të shohë veten, që të mos duket që ka ngelur vetëm.

Next Post
Plan masash për sezonin turistik, drejtori i OSSH: Rrjet i ri për furnizim me energji pa ndërprerje, 880 punonjës në terren

Plan masash për sezonin turistik, drejtori i OSSH: Rrjet i ri për furnizim me energji pa ndërprerje, 880 punonjës në terren

Comments 1

  1. Leka says:
    8 months ago

    Eshte Rama socialiste apo pertej se majtes dhe te djathtes . Ska nir nane ta kuptoj !

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In