• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Braktisi familjen për burrin e martuar, ai e shfrytëzoi 17-vjeçaren për prostitucion

by A R
03/07/2018 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 17-vjeçare, për hir të dashurisë së saj që kishte krijuar me një burrë të martuar dhe me dy fëmijë, pa kuptuar është kthyer në një prostitutë të rregullt duke frekuentuar hotelet dhe lokalet e natës të Shkodrës. A.B. ka krijuar një lidhje me shtetasin J.Zagani, të cilin, për shkak të ndjenjave të dashurisë që kishte, e prezantonte në shoqëri dhe familje si të fejuarin e saj, por duke refuzuar të takojë prindërit e të dashuritn që kishte zënë.

E mitura qëndronte së bashku me A.B në lokalin në fshatin Shkjezë në Bushat, ambjent që ishte marrë me qira nga A.B, derisa ky i fundit një ditë i ka kërkuar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me disa persona të tjerë, pasi i nevojiteshin para’. Ky ambjent ka qënë fillesa për t’u shfrytëzuar si prostitutë, ku klientët i gjente i dashuri i saj dhe përfitimet monetare i merrte ai.

Në dëshminë e saj, vajza 17-vjeçare u ka treguar prokurorëve se gjithçka e kishte bërë nga verbëria e dashurisë që kishte krijuar, pasi A.B, që tashmë është marrë i pandehur, i kishte premtuar se do të martoheshin pasi të divorcohej me gruan e e parë, me të cilën kishte dhe dy fëmijë. Mirëpo, pas lënies së këtij lokali, vajza ka filluar punë në një furrë buke, ndërsa tutori i saj ka vijuar ta shoqërojë vajzën e mitur në ambjentet e lokal “Samba” në Shkodër, duke i gjetur klientë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Kryesisht, e mitura frekuentonte hotele në periferi të Shkodër dhe në zonën e Kryebushatit. Megjithëse ishte kthyer në prostitutë me kohë të plotë dhe, sipas saj, këtë gjë po e bënte si sakrificë për dashurinë e saj që kishte gjetur, veprimtaria e saj në Shkodër kishte rënë në sy edhe të oficerëve të policies, të cilët kishin nisur hetimet dhe po ndiqnin lëvizjet e saj dhe tutorit në çdo moment.

“Gjej një shoqe e ikim në Itali”
Gjatë kësaj kohe, tutori i saj A.B i ka thënë 17-vjeçares që të gjente dhe ndonjë shoqe në fillim të verës dhe të iknin në Itali, ku ai të shkonte më parë dhe A.. të vinte më pas, sëbashku me shoqen e saj. Ka rezultuar nga përgjimet se e dëmtuara shfrytëzohej për prostitucion gjatë natës dhe për këtë arsye ajo thirrej prej të hetuarit gjatë orëve të natës. Ikja e saj gjatë natës është bërë shkak dhe i konkflikteve të vazhdueshme me familjarët e saj, të cilët nuk e lejonin të largohej gjatë natës, por e dëmtuara, e nxitur prej tutorit të saj, nuk i dëgjonte fare dhe largohej në orare të papërshtatshme. Marrëdhëniet me familjen e saj janë përkeqësuar aq shumë, sa që e dëmtuara ka vendosur të braktisë familjen e saj.

Braktis familjen, iku tek komshiu
Pas largimit nga banesa e saj, e mitura ka shkuar të jetojë përkohësisht tek një komshi me emrin Kola. Gjatë kësaj kohe, vajza ka kërkuar që të shkojë tek banesa e tutorit të saj, por ky i fundit e refuzon, duke i thënë se do të shkonte në Itali dhe aty pastaj do të jetonin së bashku. Por fillimisht duhet të shkonte ai më parë dhe më pas do të shkonte edhe vajza.

Në funksion të shkuarjes në Itali, e dëmtuara ka nxjerrë dhe pasaportën sapo ka mbushur moshën 18 vjeç. Gjatë kësaj kohe, ajo ka filluar punë në lokalin “Taraboshi” në Shkodër. Në këtë lokal, e mitura njihet me L.Kasemin, e cila punonte aty sëbashku me vajzën e saj V.Kasemi. Të dyja ato marrin dhe të miturën në banesën e tyre, duke e strehuar aty. Për të paguar qiranë e shtëpisë ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me pagesë; një pjesë të klientëve ja ka gjetur L.Kasemi, ndërsa të tjerët i ka gjetur vetë, të njohur të tutorit të saj, që kishte ikur tashmë në Itali.

Gjatë gjithë kësaj kohe, tutori i saj i ka mbajtur lidhjet me të dëmtuarën dhe, kur takohej me të, ia merte dhe gjithë sasinë e lekëve që ajo kishte kursyer. Arrestimi i të miturës është kryer nga policia në hotel “Arlind” në Shkodër, ku u ndalua në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një klient. U arrestuan edhe dy gratë që e strehuam dhe e përdornin./Shqiptarja

Next Post
Basha flet për politikanët e korruptuar: Pa i larguar, nuk ka negociata!

Basha flet për 5 oligarkë që kontrollojnë vendin, po emrat...?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

October 30, 2026
Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

October 30, 2026
NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

October 30, 2026
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

October 30, 2026
VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

October 30, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

October 30, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

October 30, 2026
“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

October 30, 2026
Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

October 30, 2026
“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In