• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota që i jep Bob Dylanit Nobelin në Letërsi është botë që zgjedh Trump për president

by Java News
14/10/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tim Stanley – The Guardian

Bob Dylanit iu dha çmimi Nobel në Letërsi. Pse jo?! Për sa kohë Komitetet Nobel i jep çmimin e paqes Henry Kissinger, atëherë mund t’i japë një çmim në letërsi edhe një njeriu që nuk ka shkruar ndonjëherë letërsi.

Nuk është çështje shijeje. Bob Dylan është një artist i madh, ndoshta më i madhi. Por çmimi Nobel është konceptuar të jepet jo në bazë të asaj që i pëlqen publikut, pasi nëse do ishte kështu atëherë Doris Lessing nuk do ta kishte fituar kurrë. Çmimi Nobel është konceptuar të jepet në bazë aftësisë së ndërthurur me idealizmin. Dylan i ka të dyja këto, por vepra e tij është shumë larg asaj të fituesve të kaluar të Nobelit si Yeats, Gide, O’Neill, Solzhenicin, etj.  Shkalla e krijimtarisë dhe rëndësia e tematikave të tyre, i tejkalon tekstet e Dylanit. Ai është një yll i zbehtë që i bie një kitare, ndërsa ata janë diej rreth të cilëve ne rrotullohemi.

Nëse Komiteti kërkonte t’ia jepte çmimin një amerikani, atëherë mund të kishte zgjedhur Don DeLillo, Philip Roth apo pse jo, Thomas Pynchon. Nuk kishte pse të bënte këtë zgjedhje. Atëherë pse e bëri? Për nostalgji? Për politikë? Për të kënaqur turmën? Apo për t’ia dhënë dikujt, që do të zhdukte reputacionin e Komitetit për snobizëm intelektual, reputacion ky që ekziston vetëm mes atyre të çinteresuar për letërsinë. Nëse popullariteti i çmimit ishte qëllimi, atëherë pse nuk ia dhanë Leonard Cohen apo Paul McCartney? Pse nuk zgjodhën Debbie Harry, për të cilin mendohet se ka shpikur rapin? Për më tepër, pse të popullarizohet një çmim që nuk përcaktohet, por vendoset në bazë të arritjeve të dukshme të fituesit? Po flasim për Çmimin Nobel në Letërsi, jo për Sweden’s Got Talent.

Epo ja ku jemi pra, kur flasim për aspektin kulturor. Veçantia është zhdukur, diskriminimi është një fjalë e ndyrë, barazia politike, sociale dhe emocioni ekzistojnë ende. Por asgjë nuk ka rëndësi, për sa kohë diçka shet. Kushdo që po feston vdekjen e cilësisë, kushdo që imagjinon se eliminimi i elitizmit të çon pashmangshmërisht në drejtësi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm për atë që dëshiron. Një kulturë që i jep Bob Dylanit një çmim në letërsi është një kulturë që zgjedh Donald Trump për president. Kjo është një kulturë e painteresuar tek kualiteti dhe e shqetësuar vetëm tek nevojat për të kënaqur emocionet momentale. Është lënë pas dore si nga krahu Majtë ashtu edhe nga krahu Djathtë. Është bërë shumë e vështirë për të përdorur arsyen, pasi arsyeja është diskriminuese. Nevojitet mendim dhe përpjekje, jo vetëm për ta përdorur, por për ta kuptuar atë. Është shumë më e lehtë të ndjekësh instinktin sot. Ka ndryshim të madh midis thënieve “Dylan, sepse më pëlqen” nga “Trump, sepse unë ndjehem si ai”. E gjitha kjo vjen nga pakultura.

Më quani konservator po të doni, snob apo elitist. Nuk më bëhet vonë! Kultura është dukshëm më e varfër se ajo e disa dekadave më parë dhe kjo ka një ndikim në politikë. Çdo vit, standardet duket se po bien dhe ajo që dikur konsiderohej absurde, sot duket më se normale. Dhe ajo që është e shkëlqyer, për fat të keq është harruar. Se ku do shkojë e gjitha kjo, nuk e di. Ndoshta Çmimi Nobel në vitin 2025 do t’i shkojë Donald Trumpit, për postimet e tij në Twitter.

dritare.net/d.i.

 

Next Post
Arsyet se pse sistemin arsimor japonez e ka zili e gjithë bota (FOTO)

Arsyet se pse sistemin arsimor japonez e ka zili e gjithë bota (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com