• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet se pse sistemin arsimor japonez e ka zili e gjithë bota (FOTO)

by Java News
14/10/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Populli japonez është i njohur për inteligjencën, shëndetin e fortë dhe edukatën. Por pse ky komb është kaq i veçantë dhe i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës? Përgjigja qëndron tek sistemi i tyre arsimor.

1. Sjellja përpara njohurive

japo1

Në shkollat japoneze nxënësit nuk bëjnë provime deri në klasë të katërt (10 vjeç). Ata ushtrohen vetëm në teste të vogla. Besohet se qëllimi për 3 vitet e para të shkollës nuk është të gjykohen njohuritë ose të mësuarit e fëmijës, por të krijohet një sjellje e mirë për të zhvilluar karakterin e tyre. Fëmijët mësohen të respektojnë njerëzit e tjerë dhe të jenë të butë me kafshët dhe natyrën. Ata gjithashtu mësojnë se si të jetë zemërgjerë, të mëshirshëm, dhe të ndjeshëm.

2. Viti akademik nis më 1 prill

japo2

Ndërsa shumica e shkollave dhe universiteteve në botë e nisin vitin akademik në shtator ose tetor, në Japoni është muaji prill që shënon fillimin e kalendarit akademik. Dita e parë e shkollës shpesh përkon me një nga fenomenet më të bukuar natyrore – kohën e lulëzimit të qershive. Viti akademik është i ndarë në 3 simestre: 1 prill – 20 qershor, 1 shtator – 26 dhjetor dhe 7 janar – 25 mars. Nxënësit japonezë bëjnë 6 javë të pushimeve gjatë verës. Ata gjithashtu pushojnë dy javë në dimër dhe pranverë.

3. Shumica e shkollave japoneze nuk kanë pastrues. Nxënësit i pastrojnë vetë ambientet e tyre

japo3

Në shkollat japoneze, nxënësit duhet t’i pastrojnë vetë klasat, kafenetë, madje edhe tualetet. Gjatë pastrimit nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe detyrat mes tyre vendosen me rotacion gjatë vitit shkollor. Sistemi arsimor japonez beson se duke u kërkuar nxënësve të pastrojnë vetë ambientet e tyre, i ndihmon ata të punojnë në grup dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, shkruan shqip.

4. Në shkollat japoneze dreka është e caktuar në menu standarde që konsumohen në klasë

japo4

Sistemi i arsimit japonez sigurohet që nxënësit të hanë ushqime të shëndetshme dhe vakte të balancuara. Në shkollat fillore dhe gjimnazet publike, dreka për studentët është e gatuar sipas një menuje të standardizuar jo vetëm nga shefa të kualifikuar kuzhine, por edhe nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Të gjithë nxënësit e konsumojnë drekën në klasën e tyre së bashku me mësuesin. Kjo ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje pozitive mësues-nxënës.

5. Seminaret pas shkolle janë shumë popullore në Japoni 

japo5

Në mënyrë që të sigurojnë një shkollë të mirë të lartë, shumica e nxënësve japonezë hyjë në një shkollë përgatitore ose marrin pjesë në studime private pas-shkollore, shkruan shqip. Mësimi në këto shkolla zhvillohet në mbrëmje. Të shohësh grupe fëmijësh të vegjël që kthehen nga kurset e tyre jashtë programit vonë në mbrëmje, është një gjë shumë e zakonshme në Japoni.

6. Pothuajse të gjithë studentët duhet të veshin uniformë në shkollë

japo6

Pothuajse të gjitha shkollat kërkojnë nga nxënësit të veshin uniformën. Ndërsa disa shkolla kanë veshjen e tyre, uniforma tradicionale e shkollës japoneze përbëhet nga një stil ushtarak për djemtë dhe një veshje e stilit marinar për vajzat. Uniforma ka për qëllim të rrafshojë diferencat sociale mes nxënësve. Përveç kësaj, veshja e uniformës së shkollës ndihmon për të nxitur një ndjenjë komunitare mes fëmijëve.

7. Një test i vetëm vendos të ardhmen e tyre

japo7

Në fund të gjimnazit, nxënësit japonezë duhet t’i nënshtrohen një provimi shumë të rëndësishëm që përcakton të ardhmen e tyre. Një nxënës ka të drejtë të zgjedhë një kolegj ku do të donte të ndiqte studimet e lata, dhe kolegji ka një kërkesë të caktuar rezultati. Nëse studenti nuk e arrin këtë rezultat, ai nuk mund të shkojë në kolegj. Konkurrenca është shumë e lartë – vetëm 76% e të diplomuarve  vazhdojnë arsimimin e tyre pas shkollës së mesme. Nuk është çudi pse periudha e përgatitjes për hyrjen në institucionet e arsimit të lartë është mbiquajtur “provimi i ferrit”./shqip/a.k

Next Post
Me pasaportë falso, Maradona ndalohet në aeroport!

Maradona flet për të gjithë: Messi, Cristiano, Mafia...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com