• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bordi i Paqes kërkesë Këshillit të Sigurimit: Hamas të dorëzojë armët!

by A R
20/05/2026 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organi që mbikëqyr armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-të në Gaza pritet t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ushtrojë presion mbi grupin militant Hamas për t’u çarmatosur.

Sipas një raporti të siguruar nga Associated Press, i hartuar nga “Bordi i Paqes”, një strukturë ndërkombëtare e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, kjo çështje pritet të diskutohet të enjten, 21 maj, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për situatën në Lindjen e Mesme.

Në raport theksohet se pengesa kryesore për zbatimin e plotë të armëpushimit mbetet refuzimi i Hamasit për të pranuar çarmatim të verifikuar, për të hequr dorë nga kontrolli me forcë dhe për të lejuar një tranzicion të vërtetë civil në Gaza.

“Rekonstruksioni nuk mund të nisë aty ku armët nuk janë dorëzuar”, thuhet në dokument, duke shtuar se çarmatimi është faktori kyç që mund të zhbllokojë të gjithë planin, përfshirë rindërtimin, tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe krijimin e një rruge drejt vetëvendosjes palestineze.

Raporti kërkon që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të deklarojë qartë dhe vazhdimisht se dorëzimi i armëve në Gaza nuk është vetëm kërkesë e rezolutës ndërkombëtare, por kusht thelbësor për fillimin e rindërtimit dhe për një proces politik të qëndrueshëm.

Sipas dokumentit, armëpushimi i arritur në tetor ka ngecur në vend për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çarmatosjen e Hamasit, gjë që ka bllokuar çdo përparim të mëtejshëm.

Megjithatë, Hamasi e ka refuzuar raportin, duke e quajtur atë të mbushur me “pasaktësi” dhe duke akuzuar autorët se po përpiqen të justifikojnë qasjen e njëanshme ndaj konfliktit.

Grupi palestinez thotë se dokumenti injoron shkeljet e armëpushimit nga ana e Izraelit, përfshirë kufizimet në kalimet kufitare dhe pengimin e hyrjes së ndihmave dhe materialeve të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës në Gaza.

Sipas Hamasit, këto kufizime po e përkeqësojnë situatën humanitare për popullsinë civile dhe po pengojnë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In