Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF me anë të një shkrese zyrtare i është drejtuar Kuvendit, ku kërkon shkarkimin e drejtoreshës ekzekutive të AMF-së, Enkeleda Shehi.
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe konfirmoi të hënën kërkesën e mbërritur në tavolinën e tij. Sipas burimeve, në letrën e mbërritur në Kuvend janë argumentuar një seri shkeljesh të pretenduara nga Bordi për drejtoreshën ekzekutive të këtij institucioni.
Në kërkesën e mbërritur në Kuvend thuhet se “Bordi i AMF-së, në mbledhjen e datës 21 shkurt 2017 shqyrtoi përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë lirimin e znj. Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të AMF-së”










