• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bomba’ e Lefter Kokës: Policia merr urdhra nga krimi në Durrës, zgjedhjet në rrezik, jo koalicion me PS

by A R
28/01/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka shpërthyer sot në akuza ndaj PS-së e veçanërisht ndaj degës së Durrësit duke e akuzuar se po lufton me LSI-në dhe jo me PD-në. Koka ka shkuar edhe më larg me akuzat duke mos kursyer indirekt edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kur tha se policia në Durrës jo vetëm ka ikur në drejtim të “paduhur” por edhe se po bashkëpunon sipas tij me trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit. Gjithashtu, Koka nuk ka kursyer shigjetat ndaj Tahirit edhe kur u ndal konkretisht në luftën ndaj drogës. Sipas ministrit të LSI-së ta quash të suksesshme luftën ndaj drogës është fyerje për qytetarët. Gjithashtu, Koka, ka thëne se ne krye te Bashkisë se Durrësit, duhet te ishte Grida Duma dhe jo Vangjush Dako. Në këto kushte Koka tha se zgjedhjet e pritshme parlamentare të qershorit vihen seriozisht në rrezik nga PS-ja.

“Zgjedhjet në rrezik”
“Është e vërtetë, tensionet në një koalicion ndoshta janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose të premtimit nga njëra palë. Ajo që sot evidentohet është ku unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit ku shoh shumë nga strukturat e larta të PS ku lajkmotivi i tyre me sipmatizantë të tyre është një dhe i vetëm: Nuk kemi kundërshtarë PD por LSI. Kjo nuk i shërben as të tashmes dhe as të ardhmes. Unë nuk mendoj që është kryetari i PS ose kryeministri që nxit të tillë komunikim me strukturat nga simpatizantë, por eksponentë të caktuar ku kanë kërkuar ti volvojnë dhe punonjës të policisë dhe kjo është akoma më e rëndë ku rrezikon të sjellë destabilitet dhe rrezikon të kemi zgjedhje jo me standarde. Është një gjë për të thënë, LSI në Durrës ndoshta mund të funksiononte me kreun e PD Oerd Bylykbashi, ose me Bashën, por nuk funksionon as me Lefter Kokën dhe as Ilir Metën”, – deklaroi Koka.

“Policia e lidhur me krimin, kanabisi fenomen kombëtar”

Ai shtoi gjithashtu se “po rrezikohet destabiliteti në Durrës dhe zgjedhjet në veçanti. PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të paduhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në cdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin shou. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur. Policia merr urdhëra nga krimi në Durrës, që t’i hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, – tha Koka.

“Shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar. Jemi të prirur për të patur tolerancën, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe shumë tolerantë. Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tjeskajshme”, ka vijuar ai. Koka ka akuzuar edhe Bashkine e Durrësit për arrogance ndaj qytetareve dhe vete LSI-se.

“Grida Duma në krye të Bashkisë së Durrësit”
“Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tejskajshme. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako. Dehja nga pushteti dhe paraja i ka bërë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së Durrësit po dhunon policinë e Durrësit. LSI është e rritur dhe ka dimesionet për të vetëqeverisur Shqipërinë”,- tha Koka.

“Kërcënimi i Metës për votat e Dakos”
Gjatë intervistës së dhënë në Ora News, ministri i LSI-së në qeverinë e Ramës, është shprehur gjithashtu se “Ilir Meta më kërcënoi se do të më shkarkonte nëse në Durrës votat e LSI-së nuk do të shkonin për Vangjush Dakon. Ndërkohë që në Lezhë, votat e PS-së i shkuar PD-së,”. Koka është shprehur se LSI është e prirur për tolerancë, për gjithçka e ka një fund.

“Jemi të prirur për tolerancë, por kemi qenë jashtë limiteve njerëzore. E kam kritikuar Metën për tolerancën e tij ndaj Ramës. Boll më, me këtë arrogancë”, ka thënë Lefter Koka.

/a.m.

Next Post
Operacioni për arrestimin e Balilit, angazhohen informatorët e SHISH në terren

Pas përplasjeve politike policia sërish në aksion për Balilin, kontrolle në Sarandë e Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In