• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojkoti dhe informaliteti në futboll, Andi Lila: Klubet i trajtojnë lojtarët si skllevër, Rama humbi besimin e sportistëve

by Ardit Rada
11/09/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth bojkotit pa afat të kampionatit shqiptar të futbollit dhe debatave të ashpra mes Ligës Profesioniste dhe qeverisë ka reaguar dhe Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në faqen zyrtare, SFSH-ja ngre kritika ndaj të gjithë palëve të futbollit shqiptar: klubeve të futbollit,  FSHF-së si dhe ndaj qeverisë.

Në qëndrimin e mbajtur, Sindikata kritikon ashpër qeverinë se nuk ka luftuar informalitetin në futbollin shqiptar (lidhur me deklarimin e pagave të futbollistëve), ndërsa mbajti qëndrim të ashpër ndaj fenomenit se disa klube të futbollit shkelin vazhdimisht të drejtat e lojtarëve duke mos respektuar kontratat e tyre. Në fund, Sindikata mban qëndrim kritik dhe ndaj Ligës Profesioniste dhe FSHF-së, të cilat nuk njohin Sindikatën dhe për shpërfilljen që i bëjnë kontratës kolektive, propozim i ngritur prej kohësh nga SFSH-ja.

Deklarata e Plotë e Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë shpreh keqardhjen e saj për mosfillimin e kampionatit kombëtar të futbollit.Kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për kërkesat që Liga Profesioniste i ka dërguar Qeverisë, mbështetje të cilën e konfirmojmë edhe sot.Por këto ditë kemi dëgjuar me vëmendje aktorë dhe faktorë të futbollit që të flasin, debatojnë dhe akuzojnë njeri-tjetrin për shkaqet e kësaj greve të klubeve të Superligës.Çuditërisht aktorët e faktorët e futbollit kanë akuzuar njeri-tjetrin edhe për shkelje të të drejtave të Futbollistëve .

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë shpreh keqardhjen e saj për mosfillimin e kampionatit kombëtar të futbollit.Kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për kërkesat që Liga Profesioniste i ka dërguar Qeverisë, mbështetje të cilën e konfirmojmë edhe sot.Por këto ditë kemi dëgjuar me vëmendje aktorë dhe faktorë të futbollit që të flasin, debatojnë dhe akuzojnë njeri-tjetrin për shkaqet e kësaj greve të klubeve të Superligës.Çuditërisht aktorët e faktorët e futbollit kanë akuzuar njeri-tjetrin edhe për shkelje të të drejtave të Futbollistëve .

Kemi dëgjuar Kryeministrin e vendit z.Rama i cili në marsin e 2019 në një takim me të gjithë aktorët e futbollit deklaroi se: Ne nuk kemi dashur të hyjmë në sparkatë në llogaritë e klubeve, sepse nuk kemi dashur që të mbyllim futbollin.Sigurisht që futbollistët e mirëkuptuan këtë qëndrim të Kryeministrit Rama me idenë se: Qeveria ka dijeni te plotë për mënyrën e funksionimit të klubeve por qeveria po i jep kohë klubeve që të formalizohen në të gjithë treguesit ekonomikë te tyre.
Por çfarë ndodhi më pas z.Kryeministër ?!

Ju nuk e ndihmuat futbollin në kohën e pandemisë me arsyetimin se: Klubet nuk deklarojnë rrogat e vërteta të Futbollistëve por i deklarojnë si punonjës fasonesh.Në këtë pikë keni plotësisht të drejtë z.Kryeminister.Po përse z.Kryeminister nuk i “hytë në sparkatë “ llogarive të klubeve kur shikoni se ata vazhdojnë në të njëjtën vijë sjellje të cilën kanë mbi 20 vite që e ndjekin.Mbrëmë z.Kryeminister thatë se: Futbollistët trajtohen si skllevër pasi marrin rroga të larta dhe deklarohen si punonjës fasonesh me rrogë minimale, nuk ju paguhen kontributet etj.Sigurisht edhe në këtë pikë keni shumë të drejtë, përveç faktit se vetëm një pjesë e vogël e Futbollistëve dhe jo të gjithë marrin paga të larta.Nga ana jonë këto probleme janë ngritur prej nje viti por askush nuk na ka marrë seriozisht megjithëse kjo ishte e vërteta.Askush nuk mund të mohojë kontributin e qeverisë tuaj në ngritjen e stadiumeve të reja në Shqipëri .Por z.Kryeministër, kur në to luajnë skllevër siç i quani ju, nuk quhen stadiume por arena gladiatoresh.z.Kryeministër por si mund të toleroni faktin që nën qeverisjen tuaj është nje grup punëmarrësish, futbollistët, që trajtohen si skllevër dhe ju nuk merrni asnjë masë për respektimin e të drejtave të tyre.Kjo z.Kryeministër është mënyra sesi qeveria juaj i trajton futbollistët. Duke toleruar shkelësit e ligjit në dëm te Futbollistëve, ju z.Kryeminister keni humbur besimin e Futbollistëve.

Por fakti më i çuditshëm në këtë debat është se, presidentë klubesh po dalin si mbrojtës të të drejtave të futbollistëve duke e akuzuar qeverinë për neglizhencë. Sigurisht që e mirprësim cdo reagim pozitiv te presidentëve të klubeve në respektimin e të drejtave te Futbollistëve.Por përdorja e interesave të Futbollistëve vetëm në funksion të debatit nuk është fair.Çdo president klubi futbolli duhet ta dijë mirë se, nësë klubet do të respektojnë të drejtat e futbollistëve dhe do të jetë korrekt me bilancet ekonomike, asnjë qeveri nuk do të ketë mundësi ta verë nën presion.Ne nga ana jonë si Sindikatë, propozuam dhe dakortësuam draftin e Kontratës Kolektive me zyrtarët e FSHF si një dokument i cili pasi te miratohet nga Asambleja do të garantonte një minimum të drejtash për futbollistët.
A kanë pyetur Presidentët e klubeve, Presidentin e FSHF, përse nuk firmoset kontrata kolektive mes Sindikatës dhe FSHF. Nësë nuk jane dakort me të përse i nderprenë diskutimet.A e dinë Presidentet e klubeve se një pjesë të futbollistëve edhe sot kolegë te tyre vazhdojnë të mos ju paguhen jo vetëm sigurimet por edhe pagat.A janë të bindur President e klubeve se, komisioni i liçenseve në FSHF, bën një vlersëim të drejtë të çdo klubi ? Sot FairPlay financiar të klubeve më të mëdha në Europe nuk e bëjne qeveritë politike por qeveria e futbollit UEFA.Po në Shqipëri, FairPlay financiar i klubeve a nuk duhet të bëhet nga strukturat kompetente FSHF me qëllim që klubet e futbollit ta nisin garën në menyre të barabartë.
Presidentët i kanë adresuar këto probleme për zgjidhje në FSHF apo Ligë ?

Ne mendojmë se problemet tona duhet ti zgjidhim brenda familjes sonë, shtëpisë së futbollit.

Por Liga apo FSHF kur kërkojnë nga qeveria respektimin e të drejtave të tyre duhet që nga ana e tyre të respektojnë të drejtat e Futbollistëve duke njohur Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë si partnerë dhe duke nënshkruar kontratën kolektive me të.
Në këtë mënyrë i heqim politikës armët me të cilat i bën presion futbollit.

/e.rr

Next Post
Kërkesat e opozitës së re/ Balla: Mbështesim në parim nismën. Pakti i 5 Qershorit me PD-LSI s’preket

“Qesharakët e SHQUP-it janë kundër hapjes së listave”/ Balla: Uroj që PD mos ketë rifilluar alibitë për të shmangur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com