• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojaxhi takime në Fier: “Sfida” është një mjet për ata që duan të shprehen

by A R
13/02/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Sfida për Shqipërinë ka vijuar takimet me qytetarët në rrethe në kuadër të njohjes me problematikat shqetësuese për ta. Ndalesa e rradhës e Sfidës ishte këtë fundjavë në qytetin e Fierit, ku fillimisht prezantoi strukturën në këtë qytet dhe më pas anëtarë të kryesisë bashkëbiseduan me qytetarët e pranishëm.

Gjergj Bojaxhi, anëtar themelues, gjatë fjalës së tij përsëriti rolin dhe misionin e kësaj force politike.

“Sfida! është një mjet për qytetarët që duan të shprehen, duan të degjohen dhe duan të kenë një zë politik. Vetë misioni i Sfidës është për një politikë të pastër drejt një Shqipërie që punon. Kësaj politike i mungojnë vlerat, parimet si edhe mbështetja tek e drejta, prandaj ka krijuar skema favorizuese që të qëndrojë në pushtet. Skema të cilat nuk janë të pamposhtura të shemben. Mjafton që të gjithë ne të besojmë tek vetja dhe njëri tjetri, tek puna jonë, tek dëshira për të kontribuar dhe tek hapat për ndryshim,” u shpreh Bojaxhi.

Takimi u hap nga Alfred Golloshi, anëtar i kryesisë, i cili e vendosi theksin te rëndësia e votës dhe roli i saj.

“Sfida në këtë takim kërkon tju përçojë dy lajme, një të mirë dhe një të keq. Lajmi i keq është se Sfida nuk është një parti pazaresh, një parti që do ofrojë lekë apo miell siç fatkeqësisht ndodh në këmbim të votës. Nëse ka njerëz që presin këtë nga ne, më vjen keq qe do t’i zhgënjejmë por nuk mendojmë se shit-blerja e votës e përmirëson të ardhmen e gjithësecilit. Por, ne kemi edhe një lajm të mirë për të gjithë ata që duan që zëri i tyre të dëgjohet, se besojnë se ky vend mund të bëhet dhe se duan të kontribuojnë. Për të gjithë ju, Sfida! është e hapur, është pranë jush dhe gjithmonë do të jetë”, është shprehur ai.

Një nga çështjet e diskutuara ishte dhe greva e banorëve të Zharrëzit, ndaj të cilës Sfida! për Shqipërinë shprehu mbështetje të plotë. Anëtarët e Sfidës dënuan mungesën e interesimit të qeverisë dhe aq më tepër shkeljen e premtimeve.

Takim në Fier i Sfida! për Shqipërinë  u zhvillua menjëherë para lajmit se në Apolloni policia ndaloi disa persona për trafikim të objekteve arkeologjike të zbuluara me anë të gërmimeve të paligjshme.

Gjithashtu çështje si ekonomia,  dhe arsimi u diskutuan në takimin e fundjavës. Gjergj Bojaxhi e përfundoi takimin me banorët e Fierit me një ftesë ndaj të pranishmëve që të adresojnë tek Sfida çdo problem apo sygjerim për zgjidhje. “Sfidat janë të mëdha, por të domosdoshme dhe jo të pamundura për t’u kaluar. Së bashku mundemi”, tha Bojaxhi.

 

Next Post
Ndiheni të dërrmuar pas festës? Ja si ta merrni veten

Probleme me gjumin në mbrëmje? Ja 5 ushqimet që ju vijnë në ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In