• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bodigardi i Ramës humbi jetën”/ MB kthjellon Sali Berishën: “Insinuatë e turpshme”

by Java News
15/06/2019 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ore me pare ish-kryeministri Berisha ka dhene nje lajm per humbjen e jetes te njerit prej personave te eskortes se kryeministrit. Lajmi ka ngjallur interes por edhe ka qene krejt i papritur per median.

Do duheshin vetem pak kohe qe te zbulohej sepse edhe ky perbente nje nga shume lajmet fake qe burojne nga burimet e z. Berisha. Dhe, MB ka dhene te gjithe kronologjine e ngjarjes duke shpjeguar te verteten e lajmit.

Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

 

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

 

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë.

 

MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.

 

Ish-kryeministri Berisha akuzuar policinë se po fshihte sipas tij një ngjarje të rendë të ndodhur në Librazhd, ku sipas tij, një nga bodigardët e kryeministrit Rama ka nderruar jete, ndërkohë që një tjeter ishte rëndë.

 

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital shkruajti: “Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende”.

 

Më poshtë postimi i plotë i Berishës”

Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit te Edvinit ne Librazhd.

 

Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende.

 

Iu bej thirrje mediave te hetojne kete çeshtje.

 

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

 

Pershendetje doktorr Po qarkullojne lajme

Qe mund te kete vdekur njeri nga 2 bodygarden qe shtypi eskorta rames Tjeteri eshte ne gjendje te rende por policia dhe garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gje.

Next Post
Skema/ Tre doganierë në Kakavijë përfundojnë në pranga

Skema/ Tre doganierë në Kakavijë përfundojnë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In