• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boçi: Rama e ktheu arsimin në “tryezë çakenjsh”, ndan copa me aleatët

by A R
17/10/2016 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Rama se, ndryshe nga sa pretendon, e ka kthyer arsimin në një “tryezë çakenjsh”.

“Për 3 vite arsimi u bë si tryeza e çakenjve, ku Edi Rama ndan copa me aleatët e tij, në një luftë që ka për synim të kapë sa më shumë vende pune dhe nuk ka aspak parasysh mësimdhënien”, ka deklaruar Boçi.

Ai është shprehur se, “kryeministrin e ka zënë amnezia dhe nuk e përmend, por shqiptarët e dinë se cila është e vërteta.

“Se simboli rilindas për arsimin është Luiza që nuk kërkonte vetëm mijëra euro për një vend pune, por edhe trafikonte mësuese për dëshirat e shefave në Tiranë”, ka thënë Boçi, duke shtuar se maturantët janë lënë rrugëve.

“Edhe sot, më shumë se gjysma e maturantëve me rezultate të mira dhe shumë të mira janë rrugëve, sepse Edi Rama ndryshoi rregullat, pasi ata kishin studiuar e derdhur mund për 3 vite me radhë. Investim që u bë hi me një të rënë të lapsit. Edi Rama vazhdon të fyejë nxënësit dhe prindërit e tyre duke i quajtur mbi 100 mijë prej tyre si analfabetë”, ka vijuar Boçi raporton tch.

Në vijim të komunikimit me mediat, deputeti i opozitës ka nënvizuar se, PD mbështet çdo investim në arsim, por ka shtuar se, “në këto 3 vite nuk pati asnjë rritje page për arsimtarët, të cilët u kërcënuan me vendin e punës për të dhënë votën për Edi Ramën”, gjë që sipas tij e thotë edhe raporti i OSBE-ODIHR.

“Në këto tre vite nuk u ndërtua asnjë shkollë e re. Këto të vërteta për arsimin i dinë mësuesit, nxënësit dhe prindërit dhe nuk mbulohen dot nga llomotitje më shumë se 1 orëshe e Edi Ramës. Arsimi, mësimdhënia, mësuesit e nxënësit do të jenë më mirë pa Ramën”, ka përfunduar Boçi./a.m.

Next Post
Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm në impiantin kimik, plagosen disa persona (VIDEO)

Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm në impiantin kimik, plagosen disa persona (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com