• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Shqiptarët nga 4 anët e botës do çohen për lirimin e Metës! Do ta shihni…

by A R
21/10/2024 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi të hënën se “populli shqiptar, patriotë nga të katra anët e botës”, do i japin përgjigje kryeministrit Edi Rama për arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta.

“I paralajmëroj që nga ky moment e kanë  personale me gjithëshqiptarët, sepse kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm kriminelët dhe banditët mund ta bëjnë.

Akti i sotëm nuk është gjë tjetër vetëm një shpallje lufte ndaj opozitës, që nga ky moment i ka dy drejtuesit e saj të ndaluar politikisht. Duke qenë një akt lufte, kalimi i çdo vije të kuqe do të marrë reagimin e popullit shqiptar, sigurisht edhe të patriotëve shqiptarë nga të katra anët e botës,” u shpreh Blushi.

Sekretari i Përgjithshëm e akuzoi SPAK si një organ të kapur nga qeveria. Prokurorët e Antikorrupsionit me ngritjen e tri akuzave ndaj Metës u bë shkak për ndalimin e shefit të PL-së.

“Për fat të keq, të gjithë ata që mund të shpresonin te sukseset apo te suksesi i reformës në drejtësi sot besoj u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Kur ky akt kriminal në mes të ditës, para qindra qytetarëve, ndodh ndaj një presidenti republike, imagjinoni të dashur shqiptar se ç’do të ndodhë sot e në vijim me secilin prej jush. Kur me një personalitet që mbrohet edhe nga Garda e Republikës veprohet kështu, atëherë çdo shqiptar sot duhet të ndihet i kërcënuar,” shtoi Blushi.

Për sekretarin e PL-së, akuzat ndaj Metës nuk janë të mbështetura në prova, madje bazohen në dëshmi të pavërteta. Ai renditi disa nga betejat personale të Metës, duke aluduar se po goditej prej tyre.

“Asnjë dëshmi të vërtetë që e implikon atë qoftë edhe një fije floku në aferë korruptive.

SPAK, strukturë terroriste, sepse arsyeja e vetme që Ilir meta është ndalur sot po i rendis si më poshtë: mbrojtja e interesit kombëtar, mbrojtja e çështjes së Kosovës, beteja e tij e jashtëzakonshme për mbrojtjen e çështjes së detit – jeni të vetëdijshëm se çfarë tradhtie ka bërë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Këto dhe lufta e tij kundër internacionales dhe kundër surrogacisë dhe Sorosit.

Këta banditë që kanë ngritur dorën mbi presidentin e Partisë së Lirisë, ai grusht do u bjerë kokës!” përfundoi Blushi.

Next Post
Gjokutaj tregon për kë çështje është arrestuar Ilir Meta: Goditje politike përpara zgjedhjeve

Gjokutaj tregon për kë çështje është arrestuar Ilir Meta: Goditje politike përpara zgjedhjeve

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Q..u ne bythe ti bashke me meten,dhe tjerte si ju,menduat se vetem ju,jeni ata qe sfidoni drejtesine,cdo gje e mire,apo e keqe e ka nji fund.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In