• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi: Saliu fantazmë, si ai flisni ju që futët kriminelët në Kuvend

by
30/04/2015 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka vijuar kritikat e tij ndaj qeverisë këtë radhë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Duke iu drejtuar kolegëve të tij si dhe duke iu përgjigjur për sulmet e fundit në adresë të tij për shkrimet kritikuese qe ka botuar ndaj qeverisë, Blushi tha se shumica duhet të korrektojë veten.

Deputeti i PS­-së e ka quajtur ish­-kryeministrin Sali Berisha një fantazmë, ndërsa tha se kolegët e tij dhe ministrat e ndjekin fantazmën e tij.

“Përshëndes kolegët të krahut të majtë që korrigjuan heqjen e nenit famëkeq që ai që s’ka mundësi të paguajë energjinë t’i sekuestrohet banesa. Por kjo ka edhe një rëndësi tjetër, kjo tregon se kjo shumicë ka mundësi të korrektojë veten, dhe ky është një frymëzim i madh për njerëz si puna ime që kanë vendosur të flasin. Për Shqiperine ka më shumë rendesi e verteta se sa partia, e verteta se sa PS. Kam folur për shumë vite për nevojën që ka Shqipëria, për uljen e cmimit të energjisë, për terrorin që u është ushtruar mbi të varfërit, per rritjen e papunësisë, borxhit publik, do vazhdoj ta bëj deri në frymen e fundit se kjo që ndodhi në këtë parlament sot edhe mua më jep pak shpresë. Sigurisht ka njerëz që nuk janë dakord me mua. Ka shumë kolegë që më kundërshtojnë se papunësia nuk është rritur, borxhi nuk është rritur. Unë i mirëkuptoj, siç ka edhe nga ata që duan të mbarojnë ndonjë punë me këtë qeveri. Të mbaroni punë duke më sharë mua, edhe këta i mirëkuptoj. Këta që akuzojnë për të mbaruar ndonjë punë për vete. Ka edhe disa të tjerë që më kanë thënë se unë flas me gjuhën e Saliut. Dua tu them diçka këtyre, që Saliu është një fantazmë dhe fantazma ose të ndjek ose e ndjek. Mua Saliu as më ndjek dhe as nuk e ndjek, e ndjekin ata që thonë se papunësia nuk është rritur. Kush po e ndjek Saliun ata që thonë se një shqiptar i varfër merr më pak para nga shteti apo ata që thonë se qeveria po i heq nga mjerimi. Kush po e ndjek Saliun, ata që rrisin çmimin e energjisë, apo ata që energjinë e shesin më shtrenjtë. Kush pra e ndjek Saliun më shpejt, ata që thonë se duhet të ulim borxhin, apo ata që kanë marrë 7 mld borxh”, tha Blushi.

Po ashtu deputeti socialist i mëshoi faktit se qeveria e sotme dhe asnjë kryetar partie nuk ka kurajon të pranojë se në parlament ka futur kriminelë. Sipas Blushit edhe pse e kritikon, Rama ka futur kriminelë në Kuvend njësoj si paraardhësi i tij Berisha, dhe për këtë ai do ta kundërshtojë shefin e mazhorancës.

“Fatkeqësisht po qeverisin këta si Saliu pa Saliun dhe unë këtë nuk mund ta pranoj, s’mund ta pranoj se njerëzit me të cilët kam marrë vota të jenë si Saliu. Këta sollën kriminelët por asnjë kryetar partie nuk ka kurajo të kërkojë falje për futjen e kriminelëve që vrasin që tregtojnë drogë. Si Saliu sillet ai që futi kriminelët apo unë që e kundërshtoj?’ – tha Blushi.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

VIDEO/ Prezantuesja zhvishet kur flet për CR7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In