• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Gardisti i 21 janarit kryetar i PS në Bulqizë ka krijuar bandë aty

by A R
23/01/2017 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, akuzon Partinë Demokratike se tradhtoi kauzën e zgjedhjeve të lira.

I ftuar te “5 pyetje nga Babaramo”, Blushi tha se PD duhet ta kishte bërë votimin elektronik kur ishte vetë në pushtet.

“Ne po përpiqemi të ndërtojmë një opozitë të re. PD është një opozitë e pavullnetshme, ne jemi të vullnetshëm, pavarësisht se kemi vetëm dy numra në Kuvend. Ne mund të ishim në pushtet, siç erdhëm në 2013-ën, dolëm në mënyrë të vullnetshme për bindjet tona.

Unë s’dua të komentoj hutimin e PD as faktin që tradhtojnë kauzat në mënyrë sistematike. PD tradhtoi i kauzën e zgjedhjeve të lira. Kur t’i kërkon votim elektronik pse nuk e bërë kur ishe në pushtet vetë, para 3 vitesh. Por, edhe pse s’e kanë bërë kjo s’do të thotë të mos bëhet. Opozita e PD-së është totalisht e pabesueshme. Nuk ka fuqinë të kapet pas një kauze sepse është e pabesueshme. Qytetarët nuk i besojnë.

Qeveria është problemi në Shqipëri, por edhe opozita është problemi. Nga muaji qershor deri në dhjetor, për 6 muaj, kur kom për reform zgjedhore dështoi, bilanci i tij ishte një mbledhje dhe asnjë amendamentet”, u shpreh Blushi.

Dekriminalizimi?
Duke folur për dekriminalizimin, Ben Blushi tha se të inkriminuar ka edhe në radhët e PD.

“S’jam këtu për të bërë tablonë sinoptike të opozitës. Opozita është po kaq fajtore për futjen e njerëzve me rekorde kriminale në pushtet. Kanë një bilanc. Prandaj, shqiptarët e konsiderojnë njësoj si opozitën dhe qeverinë. Në Dibër, njerëz me rekorde kriminale do kandidojnë, punën në terren do e bëjë një njeri me rekorde kriminale, këta do kapin policinë.

Është feudi i Shkodrës, feudi i Lezhës, feudi i Dibrës që po i kalon një partie të vogël. Ishte feudi i Vlorës, por ai u shpall grup armiqësor nga partia“, tha ai.

21 Janari?
Për Ben Blushin, 21 janari është një vrasje shtetërore e urdhëruar nga Sali Berisha.

Ai shpreh rezerva edhe për rrugën e ndjekur nga qeveria socialiste për vënien e drejtësisë, ndërsa shton se dëmshpërblimi financiar për familjet e viktimave nuk mjafton.

“21 janari ishte vrasje shtetërore. Sali Berisha i vrau. Ka një rezistencë për t’i shkuar deri në fund 21 janarit. Por kjo qeveri s’ka bërë gjë tjetër veçse ka larë gjakun me para.  Ndoshta, mund të fshihet qeveria se s’po bën drejtësi ngaqë sistemin e drejtësisë nuk e kontrollon dot. Një nga Gardistët e 21 janarit është sot kryetar i PS-së në Bulqizë (shënim i redaksisë: Agron Malaj është kryetar i PS-së në Burrel). Kanë qenë disa gardistë të cilët kanë marrë urdhër për të qëlluar. Një nga këta është sot kryetar i PS-së në Bulqizë. Gjykata ta detyron këtë? Ka një reflektim moral. Pse gardisti i 21 janarit shkon në krye të PS në Bulqizë? Sepse rilindja s’ka asnjë normë. Mesa duket ai ka krijuar një bandë të vogël aty dhe sot kontrollon PS-në e Bulqizë, emërimet, industrinë e minierës, është edhe drejtor i OSHEE-së lokale”.

Votimi elektronik, i mundshëm
Kreu i LIBRA-s insiston njësoj si PD se votimi elektronik është i mundshëm në zgjedhjet e këtij viti.

“LIBRA përpiqet të ketë një pozicion të moderuar. S’dua t’u krijojmë shqiptarëve ndjenjë frike, që të mos votojnë. Disa gjera duhen riparuar, numërimi elektronik mund të aplikohet shumë lehtë në të gjithë Shqipërinë. Janë 66 ZAZ ku numërohen votat, aty ka 10 tavolina me nga 4 numërues. Të gjithë këta njerëz që paguhen 3 fish, mund të zëvendësohen nga një makinë”.

Next Post
Lidhje korrupsioni, kush është juristi i burgut të Durrësit i shpallur në kërkim

"Filloi xhelozia atyne të tjerve, të mbyllim kët punë që kena", zbardhen përgjimet e aferës në burgje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In