Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Iljaz Labi prej një jave është dërguar si i pandehur në gjykatë, së bashku me katër biznesmenët Elidjan Laskaj, Shemsi Sinani, Nexhmi Balla dhe Ylber Kalaja.
Labi prej 7 muaj mbahet në qeli, ndërkohë që pak kohë më parë edhe djali i tij Tedi Labi, u shpall në kërkim policor, pasi dyshohet si personi që ka përllogaritur gabimisht vitet e qëndrimit në burg të Lulzim Berishës.
Nga hetimet e kryera prej njësisë hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda është provuar se katër biznesmenët kanë dhënë sasi të konsiderueshme parash, tek ish-zv/drejtori Iljaz Labi dhe zyrtarë të tjerë të burgjeve, me qëllim fitimin e tenderave të ushqimeve në këtë institucion.
Në një bisedë mes Labit dhe njërit prej biznesenëve ka dalë dhe emri i ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, por pozicioni i këtij të fundit nuk është prekur nga prokuroria. Zoto një javë pas arrestimeve, ka dhënë dorëheqjen.
Aktualisht çështja ndaj 5 të pandehurve do të gjykohet nga gjyqtarja Miliana Muça, për akuzën e “korrupsionit dhe armëmbajtjes pa leje”.
Zoto ishte në dijeni
Një seri bisdedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.
Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto,tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.
Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja,Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.
Por në një seri bisedash të përgjuara,të cilat “Shqiptarja.com” i disponon mes të tjerave pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.
Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do ti kthente një përgjigje.
Por sipas dy bashkëbiseduesve nuk e kishte çuar akoma sepse ai i madhi (Për Drejtorin) ishte në Lezhë. Elidiani i thotë Nexhmiut se çdo gjë i kishte thënë atij se çdo gjë e kishte me Bertin.
Më tej në përgjimet e bisedave mes biznesmenëve tregohet qartë se thuajse të gjithë drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë të krimbur në korrupsion, aq sa pronari i kompaniës “Vllaznia” Ylber Kalaja nuk pranon të shkojë në katin e dytë të drejtorisë, pasi thotë se fillon xhelozia me ata të katit të parë, dhe kërkojnë të gjithë pastaj.Më tej në përgjimet e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregohet se zyrtarët e Burgjeve kërkon 20 milionshin, sapo nënshkruhej kontrata me kompanitë ose kur kryhej arkëtimi i parave nga llogaria e Drejtorisë së Burgjeve në llogarinë e kompanisë kontraktuese.
Në një bisedë mes Elidianit dhe Ylberit, ai i thotë këtij të fundit:”… ata i deshën të datës së sotme të tëra o burrë,se unë i kisha porositur që dje, këta janë allahu na ruajtë…”.Mes bisedave të përgjuara është dhe një konflikt mes anëtarëve të këtij grupi, të cilët pranojnë se janë të organizuar dhe se Elidjani në konflikt e sipër i thotë se nëse doni ta prishni grupin prisheni “…Shëndet, unë prish grupin që sot dhe mos i bjer më telefonit tim…”.
Manovrat e biznesmenëve
Gjatë htimit është arritur nëpërmjet përgjimit telefonik dhe vëzhgimeve ambientale se administratorët e këtyre shoqërive përpara konkurimit në prokurim, bënim marrëveshje për të kryer një konkurim fiktiv dhe jo real në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për furnizim me ushqime.
Nga përgjimet telefonike të zhvilluara në muajin prill 2016 midis personave të dyshuar janë zhviluar biseda telefonike. Nga përmbajtja e këtyre bisedave rezulton se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord duke shkëmbyer informacion dhe duke përpiluar dokumentat e pjesëmarjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre sipas bisedave që ata bënin.
Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim në secilin lot prokurimi.Shopqëritë të cilat pranonin të përpilonin dokumentacionin për të mos fituar,përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese. Sipas bisedave telefonike Ylber Kalaja, i thotë Shemsi Sinanit se ka komunikuar me përfaqësuesin e shoqërisë “Nika”. Po kështu edhe Shemsiu. Shemsiu i thotë se përfaqësuesi i shoqërisë “Nika” e ka lidhur kontratën.
Ylberi i thotë se të nesërmen do të shkonte “t’i shpërndante ato” pasi ai i “Nikës” e kishte marrë disa herë në telefon dhe kishte nevojë për lekë.
Por shpjegon se Drejtoria e Burgjeve nuk i kishte kaluar të gjitha paratë sipas faturave të dorëzuara me qëllim që dhe ky t’i shpërndante. Më pas Ylberi e pyet Shemsiun nëse ishte interesuar për marrjen e çmimeve të orizit. Shemsiu i thotë se do të takonte vetë personat, do të ndante vetë sasitë e mëdha dhe i thotë: “…Më mirë ti mëshoji gjësë me rregulla, me ato specifikimet edhe mos të ikim qorras me ato gjobat e atij llojit”.
Ylberi i thotë: “…Këtë radhë më duket se janë ata çunat, i thashë unë, se mos na bëni numra, si herën e dytë me atë punë, a e kupton. Këtej thoni bjer këto, këtej thoni kështu, a e kupton dhe vënë këto gjëra të tjera,a e kupton…”, duke nënkuptuar për punonjës në Drejtorinë e Burgjeve.
Në një bisedë tjetër Ylberi i thotë Elidjanit se i kishte faturat me “Nelsën”, duke kuptuar shoqërinë dhe në fillim do të shlyente “Nelsën”. Elidjani i thotë se “…flas në telefon vetë me “Nelsën” (bëhet fjalë për shoqërinë “Nelsa”..). Në një bisedë tjetër Ylberi i thotë Elidjanit se “Nelsës” i kishte kaluar 7 milionë lekë të reja. Ia ka kaluar edhe Azbiut.
Në fund i thotë: “….ku e di unë se si do rakordohen tani ato…”.
Në një bisedë Ylberi i thotë Shemsiut, që i ka kaluar atij 4 milionë lekë nëpërmjet Bankës R.
Ylberi i thotë se është mbyllur muaji mars dhe i ka kundruar dhe ia ka çuar atij dhe asaj.
Shemsiu i thotë që ai muaj do të ndahet midis dy kontratave.
Elidjani i thotë Ylberit: “Hajde firmos kontratën, merr vulën me vete dhe hajde. Merr dhe atë sigurimin e kontratës”.
Ylberi i thotë se ishte duke bërë sigurimin e kontratës. Më tutje ai i thotë: “…Ata i deshën të datës së sotme të tëra o burrë, se unë i kisha porositur që dje, këta janë allahu na ruajtë…”. Elidjani i thotë se po dilte nga Drejtoria e Burgjeve por ata nuk e kishin bërë gati kontratën për firmë. Ylberi i thotë se atë e kishin thënë që të lajmëronte Elidjanin.
Në një bisedë midis Elidjan Laskës dhe një personi me emrin Mondi, ky i fundit e sqaron: “…Po, po, është ajo që mori “Nika”, atë tenderin. Dokumentet e vjetra i ka Shemsiu, të rejat i ka Njaziu, por Njaziu nuk ka kod, Shemsi ka kod. Më dëgjo me vëmendje, nuk po justifikoj Njaziun, po pse ta akuzoj kot, sepse Shemsi e ka kodin tim. Arsyeja pse i ka futur, mua s’më ka thënë gjë…”. …
Po mirë o Elidon, unë ta di për nder dhe për faleminderit, por unë jam i ngatërruar kot këtu edhe Njaziu ngatërrohet kot. Shemsi ka kodin tim edhe përveç Shemsit nuk ka kush ta ketë dhënë emrin tim atje……..unë kam bërë shumë debate me Avniun dhe i kam thënë. Të thashë dhe unë dje që më mori në telefon dhe më tha: “…nuk do të shpiesh bukë se do të autorizoj tjetër njeri…”, kështu më tha mua ai, dhe unë mora në telefon Shemsin….
Shemsi më tha mua: “…ti do të vazhdosh punë. Se të thashë dhe mbrëmë…”, edhe unë po vazhdoj punë. Edhe dje e takova dhe më tha: “…Ti do të vazhdosh punë. Me atë punë, më tha, s’ka punë njeri, përveç mua, tha, dhe Elidon Laskës”.
Në një bisedë midis Ylber Kalasë dhe Elidjanit, Ylberi e pyet se pse nuk e ka ndërprerë me Shemen furnizimin me Elbasanin pasi e kishin lënë ta ndërprisnin që një javë më parë,me çmim furnitori. Ylberi i thotë të mos çonte furnizim në Elbasan në emrin e tij, pasi ashtu e kishin lënë atë ditë kur dolën nga zyra e Elidjanit. Elidjani i thotë se nuk e kishin lënë ashtu. Elidjani i thotë se kishin lënë të çonin në Vlorë dhe jo në Elbasan.Ylberi i thotë se e kishin lënë të çonin Elbasanin.
Elidjani i thotë: “…Lëre ça thotë Shemja…”. Ylberi i thotë se nuk e dinte çfarë ishte Shemja, duhet ta zgjidhte vetë me Shemen. Elidjani i thotë se donte Elbasanin në kohë. Ylberi i thotë që nga 1 prill 2016. Elidjani i thotë se Elbasani do të jetë me çmim furnitori. Ylberi i thotë që nuk është Shemja që vendoste por ishin ata të dy që duhet të vendosnin.
Ylberi i thotë: “Jo mo nuk dua të mbroj Shemen, si e kena lënë atë ditë kur kena dalë nga zyra jote…Unë me Shemen jam, po s’ka frikë të them a jam me Shemen”.
Elidjani i thotë: “Po ta them dhe një her sinqerisht, Shemja në qoftë se do të prishë grupin, le ta prishë… Shëndet, unë prish grupin që sot dhe mos i bjer më telefonit tim…”.
Në një bisedë tjetër midis Elidjan Laskës dhe Shemsi Sinanit, Shemsiu e pyet se kishte që javën e kaluar për t’i dhënë lekët por nuk ishte bërë i gjallë.
Elidjani i thotë: “…të thashë që pjesët e tua do ta vë unë…”. Shemsiu i thotë: “…Çar ka për të vënë, unë kam paguar 37 për ato, çar për të vënë. Mirë mo mirë, ato të mishit kaluan, shkurtin kaluan”.
Elidjani i thotë se kaluan. Shemsiu i thotë që t’ia bënte gati, Elidjani i thotë të takohen në fillim dhe t’i mbaronte punë. Shemsiu i thotë: “…O Ledion, o Ledion, të lutem po bën 1 vit, do më bësh lekët apo jo, dy llafe ndajnë”. Nga bisedat telefonike del qartë se administratorët, për të realizuar me sukses kryerjen në mënyrë fiktive të procedurës së prokurimeve binin dakord që të shpërblenin në mënyrë korruptive zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve si dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.Nga ana tjetër, vetë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, nëpërmjet bisedave telefonike dhe takimeve që bënte me administratorët e këtyre shoqërive, del qartë se është në dijeni të procedurës fiktive që bënin këto shoqëri dhe për këtë gjë ai kërkonte shpërblim në formën korruptive. Elidjan Laskaj komunikon me shtetasin Nexhmi Balla. Elidjani i thotë se po shkonte te Drejtoria. Nexhmiu i thotë se ishte anuluar prokurimi pasi i kishte vajtur shkresa. Elidjani i thotë se do të shkonte atje dhe do të bisedonte se çfarë do të bënte. Elidjani i thotë se po priste Iljazin. Nexhmiu e pyet Elidjanin se kur do të shkonte te Zyra dhe lënë të takohen re zyra e Elidjanit. Elidjan Laska, përdorues i numrit të telefonit komunikon me shtetasin Nexhmi Balla, përdorues i numrit të telefonit. Elidjani i thotë se në atë moment kishte mbaruar me Iljazin dhe i thotë Nexhmiut se do flisnin nga afër kur të ishin te zyra. Iljaz Labi, komunikon me shtetasin Ylber Kalaja.
Ijazi i thotë: “… ne i kemi mbaruar të gjitha procedurat, gjërat. E rëndësishme është bëjeni mirë ju, po ne, s’ka problem, rregullohemi rrugës…”. Ylberi i thotë se do të takohen. Elidjan Laska, komunikon me shtetasin Nexhmi Balla, Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë bëri. Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. (Ai) i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente përgjigje. Po nuk e kishte çuar akoma sepse ai i madhi për drejtorin) ishte në Lezhë. Elidjani i thotë Nexhmiut se i kishte thënë atij se çdo gjë e kishte me Bertin. Iljaz Labi, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani
Ijazi e pyet: “…Shemsi, po sa duhet me të taku ty o burrë i dheut, 1 vit…”.
Shemsiu përgjigjet se kishte qënë nga jugu dhe nuk kishte pasur mundësi të shkonte ta takonte.
Iljazi i thotë përsëri: “…Robi thotë nuk vij dhe nuk vij… Po se kam bërë njëzet mesazhe o burrë…”. Shemsiu i thotë se do shkonte atë ditë.
Iljazi i thotë: “… Po nuk erdhe sot, mos hajde fare, nuk të dua fare, po s’erdhe sot…”. Shemsiu i thotë se do të shkonte patjetër.
Ylber Kalaja, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Shemziu i thotë se e kishte marrë në telefon (Iljazi) dhe e pyet nëse e ka përcjellë Ylberi tek ai Shemsiu.
Ylberi i thotë: “E po ti e ke detyrë, jo s’e kam përcjellë unë, ti e ke detyrë, a e lam ne”.
Shemsiu i thotë: “…Po unë nejse gjoja të dalim si pa lagur e burr”.
Ylberi i thotë: “…Po jo e burr jo, se do nai gjo ai, unë të thashë që dje”.
Shemsiu i thotë: “…Ore po pse nuk e ashtu ti atë që të ashu, se unë thashë jam furnitor nuk si ka dalë gjë ktë rradhë atij thashë”.
Ylberi i thotë përsëri: “…Po jo e vlla jo, se s’bëhet ajo punë po ik tani maro punë me atë … Maro punë maro, se ashu marova unë, ku je ti?”.
Shemsiu më pas i thotë Ylberit meqë ky i fundit i thotë se ishte duke hyrë te Drejtoria e Burgjeve: “… Epo mirë, shko takoje aty nga kati i parë ngjitu në kat të dytë…”.
Ylberi i thotë: “Jo jo nuk shkoj në kat të dytë unë, harroje at muhabet, s’ka punë me mu ai, hajd tani se filloi xhelozia e burr nëpërmjet atyne të tjerve leje të mbyllim kët punë që kena në dorë i her, maroje ti atë punë atje lart, a kupto, se kujto se isha sot ven tjetër unë, a kupto, ene kujtojnë se bojmë kshu a kupto, shkojmë ktu shkojmë atje a kupto … Mos më le mu atje, unë kam punë në kat të parë, a kupto”./Shqiptarja/a.m.