• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

by A R
25/02/2026 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për më shumë se katër muaj lëvizja me këtë mjet elektrik në rrugët e kryeqytetit të Tiranës përbën vepër penale, e cila çon deri në sekuestrimin e mjetit. Ishte ky vendimi i Ministrisë së Brendshme në mesin e muajit tetor 2024, i cili ndaloi qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike me synimin se do të duhej një afat kohor për përpunimin e një ligji i cili do të rregullonte pikërisht qarkullimin.

Por sot, mbas katër muajsh, ligji mungon dhe u bë shkak pikërisht kjo mungesë e ligjit që përdoruesit e monopatinave dhe aktivistë të ndryshëm të protestojnë përpara dyerve të Ministrisë së Brendshme.

“Unë kam një biznes të vogël, shërbim klienti që mua më ka falimentuar fare me këtë me këtë vendim që dha, për një muaj dhe vajti katër muaj. Ne po i bëjmë pagesa bashkisë, po i bëjmë të gjitha, jemi me rregulla, me të gjitha”, thotë një protestues për A2 CNN. “Kjo e cila na prek më së shumti ose drejtpërdrejt neve, si përdorues, por dhe si dhe si biznes. Edhe në qoftë se kjo situatë zgjat, ngelet vetëm për të shpallur falimentin”, thotë një tjetër.

“Nuk ka fajin ky mjet. Këtë mjetin e përdor të gjithë bota. Shkon në Greqi, në Gjermani, në Austri, kudo përdoret ky. Por problemi është rregullat dhe këto tre rregulla që ne kemi pritur që t’i nxjerrin, që janë skafandra, shpejtësia e kufizuar dhe korsitë e dedikuara, nuk kanë dalë. Katër muaj nuk e di çfarë bën kjo ministre që nuk i nxjerr”, thotë Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare.

A ka rrugë ligjore që duhet ndjekur? “Patjetër që ka rrugë ligjore. Unë jam i sigurt që çdokush të cilit i është marrë monopatina duhet të shkojë në gjykatën administrative dhe ta marrë me gjyq mjetin e tij. Ose pasi i ka kaluar 30 ditë nga bllokimi në komisariat të shkojë ta tërheqë, sepse është e drejtë e tij”, thotë Xhemollari. “Dhe së dyti ka dhe rrugë tjetër, ku ministrja Albana Koçiu të paditet në prokurori si një shkaktuese dëmi dhe i bëjmë thirrje dhe KLSH-së të auditojë këtë sjellje dhe këtë akt të saj”.

Mes frikës së sekuestrimit të mjetit dhe nevojës për të lëvizur nga një cep në cepin tjetër të Tiranës, përdoruesit e mjeteve elektrike thonë se do të vijojnë qarkullimin, por në mënyrë më fshehtazi. Nevoja e një ligji është urgjente për ta pasi ju kursen kohë dhe para.

“Zgjidhja do ishte që të nxirresh projektligji. Të nxirret një rregullore, nxirren masat e sigurisë, të caktohen rrugët ku duhet ecur dhe të rregullohet si çdo gjë tjetër”, thotë një protestues.

Next Post
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In