• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blic: Ballkani i ri në paqe, serbët një shtet, shqiptarët me tre

by
11/06/2015 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telashet e shumta me të cilat është përballur rajoni i Ballkanit prej shumë vitesh, do të largohen së shpejti.

Kjo do të ndodhë falë një ofensive të fuqishme të Perëndimit, e posaçërisht Gjermanisë, Britanisë dhe Amerikës.

Rezultati në fund, do të jetë kështu: të gjitha vendet do të jenë pjesë e NATO-s e BE-së, serbët do të shndërrohen në një komb paqësor, ndërsa shqiptarët do të përfitojnë më së shumti, duke shijuar kënaqësitë e jetesës në të gjitha shtetet ku jetojnë.

Ky është konkluzioni që ka nxjerrë gazeta serbe “Blic”.

Ivan Vejvoda, nga “Marshal Fund” shkruan se kjo ofensivë bëhet për ta qetësuar njëherë e përgjithmonë Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij zhvillimet më të rëndësishme të kësaj nisme janë farë afër të ndodhin. E para është vizita e kancerales Angela Merkel në Beograd, Tiranë e Sarajevë, më 8 e 9 korrik, ndërsa e dyta përvjetori i 20-të i masakrës së Srebrenicës.

Sipas Blic, kancelarja do të kërkojë nga Serbia që në fund të bisedimeve me Prishtinës të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, të distancohet nga presidenti i Republika Srpskës, Milorad Dodik dhe të mos e pengojë forcimin e institucioneve qendrore të Bosnjë e Hercegovinës. Me fjalë tjera, dobësimin total të Republika Srpskës.

Në Tiranë, Merkel do të kërkojë nga Edi Rama të qetësojë radikalizmin nacional dhe islamik të shqiptarëve në Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Sarajevë do të tërheqë vërejtjen për tensionet ndëretnike dhe do të thërrasë që korrupsioni i cili nuk po zhbëhet kurrë, të zëvendësohet me punë serioze drejt integrimit në BE. Blic shkruan se gjermanët do të sponsorizojnë dhe përkrahin ndryshime kushtetuese që kanë për qëllim dobësimin e Srpskas.

Nisma e Merkel, vendi i së cilës mori përsipër çështjen e Ballkanit, qysh më 2012, bëhet me mbështetje të fuqishme të SHBA-së. Britania i bashkohet valles, duke sponsorizuar një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit, që pritet të miratohet në 20 vjetorin e masakrës më të madhe në Evropë, pas Luftës II Botërore.

Jelena Guskova nga Akademia Ruse e Shkencave thotë se me këto veprime do të pësojnë Dodik dhe Republika Srpska, që kanë mbetur foletë e fundit të nacionalizmit serb në Ballkan.

Gazetat

Por çfarë në fakt po duan të bëjnë fuqitë e mëdha Perëndimore me popujt dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor?

Sa i përket popujve, përgjigja është kjo:
Serbët – nacionalizmi serb pacifizohet. Serbët në Republika Srpska janë qytetarë të Bosnjës e Hercegovinës, në Mal të Zi ata janë qytetarë të Malit të Zi, ndërsa vetë Serbia “sillet në gjendjen ku nuk mund ta kërcënojë më askënd”.
Boshnjakët – boshnjakët e dominojnë shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa në Serbi dhe Mal të Zi kanë të gjitha të drejtat si pakicë. Radikalizmi islamik minimizohet dhe boshnjakët bëhen pjesë e luftës globale për luftimin e terrorizmit.
Shqiptarët – do të jetojnë në disa shtete, do të shpërblehen me shtet në Kosovë dhe të drejta të fuqishme në Maqedoni. Perëndimi ua ka frikën për mundësinë e shpërthimit të nacionalizmit shqiptar, por edhe për shkak të faktit se janë shumë besnikë ndaj Amerikës.

Sa u përket shteteve, përgjigja është kjo:

Serbia – mbetet në kufijtë aktualë, me Preshevën, Sanxhakun dhe Vojvodinën, por pa Kosovën. Është në rrugë të drejtë kah BE-ja dhe bashkëpunon ngushtë me NATO-n. Merr pjesë në mënyrë aktive në luftën globale kundër terrorizmit. Ndikimi i Rusisë është minimal, për të mos thënë simbolik. Ligjet janë në shërbim të kapitalit.
BeH – përgjegjësitë më të mëdha i takojnë Sarajevës, Republika Srpska mbetet vetëm si formë. Boshnjakët janë sekularë, ndikimi i islamit është minimal. Bëhet pjesë e NATO-s dhe ecën mirë kah BE-ja. Në vend të pjesëtarëve të tre kombeve, promovohet termi “qytetarë të BeH”.
Maqedonia – apetitet e shqiptarëve kënaqen, në rast se ka nevojë, edhe me krijimin e një shteti federal që përbëhet edhe nga një republikë e shqiptarëve. Pushteti është liruar nga ndikimi i Rusisë. Është anëtare e NATO-s dhe janë larguar të gjitha bllokadat në rrugën drejt BE-së.

Next Post

PSG ofertë faranoike për Tevez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O gjakprishur, shërbëtor i Iranit, hajde njëherë në Shqipëri”, Balla përplasje në distancë me historianin pas paralajmërimit për padi

“O gjakprishur, shërbëtor i Iranit, hajde njëherë në Shqipëri”, Balla përplasje në distancë me historianin pas paralajmërimit për padi

June 25, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

Kundër establishmentit, jo kundër SHBA-së!

June 25, 2026
Konferenca dy ditore për Ukrainën, Von der Leyen zhbllokon 3 miliardë euro për Kievin

Konferenca dy ditore për Ukrainën, Von der Leyen zhbllokon 3 miliardë euro për Kievin

June 25, 2026
“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

June 25, 2026

A është rrëzimi i Edi Ramës një çeshtje e Preshevës, Prishtinës apo Shkupit?

June 25, 2026
Ambasada e Republikës së Shqipërisë mirëpret ekspozitën e bashkëshorteve të ambasadorëve

Ambasada e Republikës së Shqipërisë mirëpret ekspozitën e bashkëshorteve të ambasadorëve

June 25, 2026
Ish-kreu i Kasacionit: Spiunët dhe terroristët nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në protesta

Ish-kreu i Kasacionit: Spiunët dhe terroristët nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në protesta

June 25, 2026
Tërmeti shkatërrues në Venezuelë, mbi 10,000 persona të zhdukur

Tërmeti shkatërrues në Venezuelë, mbi 10,000 persona të zhdukur

June 25, 2026
Ish-themeluesi UÇK: Dritan Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant! Unë s’kam qenë eprori i tij

Ish-themeluesi UÇK: Dritan Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant! Unë s’kam qenë eprori i tij

June 25, 2026
“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In