• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bjerrja elektorale e PD-së nga rikthimi i Berishës

by Eduard Zaloshnja
12/02/2026 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Më 2013 (kur Berisha u përzu me vota nga Kryeministria), për PD-në dhe aleatet e vogla të koalicionit të saj votuan rreth 694 mijë votues brenda vendit (rreth 14 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme). Por ata ishin krejt të pamjaftueshëm, sepse për koalicionin e udhëhequr nga Rama votuan mbi 1 milion votues të këtushëm (“1 milion shuplaka” ndaj Berishës, i quajti Rama atëherë votat e tyre në mënyrë figurative).

Pasardhësi i përzgjedhur nga Berisha (Lulzim Basha) e filloi me bojkot dhe protesta rrugën e tij politike në krye të PD-së, por në zgjedhjet e 2017-ës për PD-në dhe aleatet e saj të vogla votuan vetëm 465 mijë votues të këtueshëm (rreth 9 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme).

Basha e korrigjoi strategjinë para zgjedhjeve të 2021-shit, e si rezultat, u shpërblye nga elektorati i djathtë – rreth 651 mijë votuan për PD-në dhe aletet e saj të vogla (rreth 29 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme).
Pas atyre zgjedhjeve, kur Berisha u shpall persona non grata nga SHBA, Basha guxoi ta përjashtonte nga PD-ja atin e tij shpirtëror politik. Por ky i fundit arriti ta rimarrë partinë, firmën dhe vulën e saj.

Por edhe pse i rikthyer fuqishëm në krye të partisë, dhe i përforcuar në koalicion me partinë e Metës, Berisha bindi vetëm 501 mijë votues brenda vendit që të votonin për koalicionin e tij tashmë të zgjeruar (rreth 19 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme).

Dhe vijmë në ditët e sotme. Sipas ekstrapolimit statistikor të sondazhit më të fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se për koalicionin e Berishës do të votonin sot brenda vendit vetëm 400 mijë votues, ose 100 mijë më pak se më 11 maj 2025. Ndërsa nga ana tjetër, për PS-në do të votonin sot brenda vendit rreth 700 mijë votues, ose plot 300 mijë më shumë se sa për PD-në dhe aleatet e saj, dhe rreth 63 mijë më pak se se sa votuan për të më 11 maj 2025.

SHËNIM: Shpresa e Berishës se opozitarët në emigracion do të votonin në masë për PD-ASHM nuk u materializua më 2025 – nga 200 mijë emigrantë që e dërguan votën me postë, vetëm 47 mijë votuan për PD-ASHM…

 

*Në koalicionin e PD-së u fut më 2025 edhe LSI-ja e Metës

**Ekstrapolim statistikor i sondazhit të fundit “Zëri i Shqiptarëve’

Next Post
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

"Nga dashuria jonë po lind një jetë e re"/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In