• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni që vrau me skaf turistin rus, me projekt në Kavajë, për port jahtesh

by Java News
04/08/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania e ndërtimit, “Victoria Invest” me pronar Fatmir Kuçin i arrestuar për vrasjen në det me skaf të një turisti rus, po ndërton një port jahtesh dhe një kompleks turistik gjigant në Kalanë e Turrës, në Kavajë.

Projekti koncesionar parashikon ndërtimin e hapësire për akomodimin e mjeteve të vogla lundruese si dhe mjeteve turistike. Investimi për portin e jahteve kap shifrën e 20 milionë euro dhe kompania e Kuçit ka fituar koncesionin në bashkëpunim me kompaninë zvicerane FINSEC.
241737_4241739_1241740_1(Projekti i portit të jahteve dhe kompleksit turistik në Kalanë e Turrës, Kavajë)

Porti do të ndërtohet në plazhin pranë kalasë së Turrës, e cila gjendet rreth 12 km larg rrugës nacionale Kavajë-Rrogozhinë. Porti është pjesë e një projekti të madh që do të përfshijë edhe ngritjen e strukturave akomoduese në tokë, si: hotele, rezidenca, vila, dyqane tregtare, por edhe restorante, kafene, fusha golfi, spa dhe facilitete të tjera sportive.

Victoria International Invest, është një kompani me shtrirje të gjerë aktivitetesh, e përqendruar kryesisht në fushën e ndërtimtarisë. Ka të punësuar rreth 470 persona, ndërsa shtrihet në tre vende në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Maqedonisë.

Fillimet e “Victoria Invest International” janë që në fillim të viteve ’90, nën menaxhimin e Fatmir Kuçit, e përqendruar fillimisht në veprimtarinë e transportit detar dhe tokësor, duke u shndërruar në një nga kompanitë më të fuqishme të transportit në Shqipëri.

Menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, drejtori Fatmir Kuçi, caktoi si prioritet investimet në këtë vend. Kuçi, gjatë viteve 1999-2001, u autorizua nga kompania Hidroterm, duke u shndërruar kështu në furnizuesin kryesor të materialeve të ndërtimit në Kosovë. Së fundi, në vitin 2001, Kuçi themeloi shoqërinë “VICTORIA INVEST Group International”, e cila filloi aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit në Shqipëri dhe Kosovë.

“Victoria Invest”, në vitet 2004-2006 ka qenë mjaft aktive edhe në procesin e privatizimeve në Kosovë. Aty ka arritur të blejë këto katër kompani strategjike: “Mirusha” LLC, “Farmakos – Austrian House” LLC, Lavertari – Blegtori LLC, Drenica Land LLC.

Aktualisht kompani ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër dhe të rrugës Gostime-Gjyrale-Belesh./shqiptarja.com/a.k

Next Post

Nis protesta në Kosovë për demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In