• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

by A R
23/12/2025 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ademi është me origjinë nga Kumanova. Ai jeton në Zvicër dhe mund të konsiderohet biznesmen i suksesshëm. Njihet si themelues i markës së parfumeve Gisada, e cila vitet e fundit ka depërtuar fuqishëm në tregun zviceran. Kjo shihet kudo në hapësirën publike: reklama të parfumit Gisada stolisin tramvajët në Zürich, fanellat e klubit të njohur futbollistik FC Basel, muret e stacioneve të trenit dhe dyqanet.

Por sipas hulumtimeve të gazetave zvicerane të grupeve mediale Tamedia dhe CH Media, Arben Ademi në biografinë e tij ka edhe një anë deri më tani të panjohur. Nuk bëhet fjalë për parfum, por për propagandë. Madje në shërbim të “Shtetit Islamik”, organizatës famëkeqe terroriste. Ndonëse Ademi i mohon akuzat, bashkëbisedime të siguruara nga Policia Federale e Zvicrës sugjerojnë diçka tjetër.

Gjithnjë sipas mediave zvicerane, Ademi dhe vëllai i tij, paralelisht me themelimin e firmës së parfumeve Gisada, u përfshinë në Zvicër në një aksion të shpërndarjes së Kuranit. Aksioni njihej me emrin “Lies!” (Lexo). Ndonëse shpërndarja e Kuranit nuk është e ndaluar me ligj, prapa aksionit “Lies!” qëndronte shoqata “Feja e vërtetë”, me seli në Gjermani. Këtë shoqatë e dominonin predikues radikalë që synonin të ndihmonin depërtimin e islamit radikal.

Aktivistët e aksionit “Lies!” ishin të pranishëm në shumë rrugë të Zvicrës, sidomos në Winterthur afër Zürichut, ku nga viti 2012 u zhvillua një skenë e fanatikëve fetarë, mes tyre mjaft shqiptarë, disa prej të cilëve përfunduan në Siri në radhët e “Shtetit Islamik”. I njohur është sidomos rasti i dy adoleshentëve, vëlla e motër, të cilët shkuan në Siri dhe u kthyen në Zvicër pas përpjekjeve të mëdha të prindërve të tyre. Këtë fat nuk e pati një sportist i sporteve luftarake me emrin Valdet Gashi: ai shkoi nga Winterthuri në Siri dhe u vra atje.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, rreth 140 të rinj që kishin marrë pjesë më parë në aksionet për shpërndarjen e Kuranit iu bashkuan trupave terroriste.
Arben Ademi i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka qenë kurrë pjesë e aksionit “Lies!” dhe se nuk e ka financuar atë. Ai ka potencuar se nuk ka pasur kurrë një procedurë penale kundër tij lidhur me këtë çështje. “Jam sipërmarrës i modës dhe i stilit të jetës dhe nuk kam asnjë lidhje me mendësitë ekstremiste”, ka deklaruar ai. Por në një raport hetimor Policia Federale e Zvicrës e cilëson Arben Ademin si “sponsor të projektit LIES”. Ai dyshohet se e ka mbështetur aksionin “me shuma të konsiderueshme parash”. Edhe këtë e mohon Ademi.

Akuzat e policisë rrjedhin nga procedurat penale kundër mbështetësve të ISIS-it në Zvicrën gjermanofone për periudhën 2013-2016. Këto procedura nuk kishin të bënin me kompaninë Gisada, por me aktivitetet paralele të themeluesve të saj. Gjetjet e policisë për Ademin bazohen kryesisht në mesazhe të konfiskuara. Sipas dosjeve, mbështetja financiare e Ademit për “Lies!” filloi më së voni në korrik të vitit 2013.

Sipas mediave zvicerane, Arben Ademi thotë se nuk ka marrë pjesë kurrë në shpërndarjen e Kuranëve. Megjithatë, një video nga viti 2013 e shfaq atë pranë një stende të “Lies!” në rrugën Bahnhofstrasse të Zürichut. Ademi thotë se nuk ka marrë pjesë aktivisht, por ka qëndruar aty për pak kohë si kalimtar.

Një nga vëllezërit e tij, i cili mban rol udhëheqës në Gisada, si dhe një i afërm tjetër, kanë marrë pjesë në shpërndarjen e Kuranit, siç dëshmojnë fotografitë. Qëllimi i këtij aksioni, sipas autoriteteve, ishte “konvertimi i të pafeve”.

Në vitin 2013 një person i radikalizuar shkoi në Bosnje me një veturë të një ndërmarrjeje telekomunikacioni, e cila i përkiste Arben Ademit. Në Bosnjë, personi në fjalë, i njohur si Sandro V., takoi predikuesin radikal Bilall Bosniq. Në këtë udhëtim atë e shoqëruan një holandez dhe një i afërt i Arben Ademit. Kur u kthyen, ata u kontrolluan nga rojet kufitare zvicerane dhe deklaruan se kishin qenë në Sarajevë për një “projekt dhish”. Gjykata nuk e besoi këtë version, duke supozuar se udhëtimi kishte shërbyer për përgatitjen e rrugës drejt kyçjes në Shtetin Islamik.

Menjëherë pas vizitës në Bosnjë, Sandro V. shkoi në Siri në një kamp stërvitor. Policia zvicerane shkruan se Arben Ademi i dha një ekstremisti holandez “rreth 6000 deri në 10000 franga për udhëtimin në Siri”. Ademi thotë se kjo është e pavërtetë.

Sandro V. u kthye në Zvicër pas pak javësh dhe, sipas gjykatës, indoktrinoi të rinjtë në mënyrë sistematike. Pas kthimit, ai kishte kontakte me Arben Ademin. Sandro V. është dënuar ndërkohë me 36 muaj burg për përkrahje të organizatës terroriste islamike. (A2 Televizion)

Next Post
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com