• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve që digjen

by Bjorn Runa
07/09/2026 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Teksa zjarret vazhdojnë të djegin pyjet në vend, ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, një stuhi teorish konspirative duket se është ngritur mbi një emergjencë reale që prek jetën dhe pronën e mijëra njerëzve.

Teoritë variojnë nga varieteti i njohur lokal sipas të cilit pyjet po digjen pikërisht në ato zona ku më vonë do të ndërtohen resorte, tek fantazi më ambicioze të importuara me shumicë nga jashtë, sipas të cilave zonat e djegura do të përdoren për të krijuar të ashtuquajturin “Izrael i vogël.” Së fundi, hasa edhe versionin më argëtues, sipas të cilit janë vetë zjarrfikësit që po i djegin pyjet sepse duan të marrin bonusin e premtuar për shuarjen e tyre. Nëse sheh gjendjen në të cilën ndodhet shërbimi ynë zjarrfikës, me njerëz të patrajnuar sa duhet dhe mjete të, të duhet një përfëtyrim absurd rreth instinktit të mbijetesës të zjarrfikësve tanë, që të besosh se do shkonin deri aty sa të ndiznin qëllimisht zjarre ku mund të humbnin jetën, vetëm për një shtesë page. Do të ishte ndoshta e vetmja skemë korrupsioni në Shqipëri ku përfituesit janë të gatshëm edhe të vdesin para se të marrin bonusin.

Tani, teoria e parë, se në zonat e djegura do të ngrihen resorte luksi, nxitet nga një dyshim deri diku legjitim, duke parë se jo rrallë mbrojtja e mjedisit dobësohet para investitorëve të fuqishëm. Problemi është se djegia e një pylli nuk e kthen atë automatikisht në truall ndërtimi. Ligji për pyjet (neni 5, pika 7) nuk lejon ndryshimin e destinacionit të pyjit ose fondit pyjor në truall ndërtimi. Nga ana tjetër, po aq absurd tingëllon ideja se zonat që po digjen korrespondojnë me hartat e “Paketës së Maleve.” Së pari, është një nismë që zyrtarisht synon të nxitë investime në biznese të vogla e të mesme dhe jo resorte luksi. Në të dyja rastet, nuk e di kush do të ishte ai sipërmarrës mendjendritur që do të investonte për turizëm në shkretëtirën e lënë pas nga zjarri në një faqe mali.

Natyrisht zhvillimi i turizmit mbart në vetvete rrezikun e dëmtimit të pyjeve, por shkatërrimi qëllimisht i atraksionit kryesor nga i cili një bujtinë apo hotel në mal varet, do ishte një strategji biznesi vetëshkatërruese.

Teoria tjetër se pyjet digjen për të krijuar hapësirë për ndërtimin e një shteti/shteteve të reja hebraike jashtë Izraelit, kërkon një rrugëtim edhe më të largët në kohë e hapësirë. Është një teori e cila lindi rreth viteve ’60-të, pak kohë pas arrestimit të Adolf Eichmann, një nga organizatorët kyresorë të Holokaustit, sipas së cilës toka në jug të Argjentinës dhe Kilit do të përdoreshin për ndërtimin e shtetit të dytë hebraik. Një lloj versioni i deformuar i propozimeve të dikurshme të Theodor Herzl në lidhje me themelimin e kolonive agrare hebraike në Argjentinë. Nëse paska një teori për një shtet të dytë hebraik në Amerikën Latine, atëherë përse të mos kemi disa të tilla, edhe në Shqipëri? Kjo duket se është logjika banale e varietetit tonë banal të konspiracionistëve. Tek e fundit, një ditë mund ta lidhin edhe me rëndësinë e Shqipërisë, vjetërsinë e saj dhe të gjuhës, që të tjerët, sipas konspiracionistëve, e kanë gjithnjë halë në sy.

Asgjë nga këto nuk do t’ia vlentë të komentohej sikur të mbeteshin në kufijtë e argëtimit gjatë këtyre ditëve të mërzitshme e pa lajme të fundit të verës, por fatkeqësisht konspiracioni është kthyer tashmë në një model biznesi solid.

Influencer, drejtues podcast-esh, e madje edhe personazhe politike kanë zbuluar se teoritë konspirative janë një lloj përmbajtjeje me kosto minimale për t’u prodhuar dhe me të ardhura jo të vogla. Nuk duhet ndonjë punë kërkimore për të sajuar teori të tilla dhe në fakt, mungesa e provave ku të mbështetësh argumentin, kthehet vetë në provë se sa i kamufluar është i gjithë operacioni. Nga ana tjetër, po i kundërshtove, ti provon se je i përfshirë edhe vetë në të.

Shoqëria shqiptare e ka treguar tashmë se ofron një terren tejet pjellor për këtë lloj industrie. Prej vitesh dëgjojmë e lexojmë se si shqipja është gjuha më e vjetër e botës apo se shqiptarët janë populli që ka themeluar çdo qytetërim europian. Hendeku mes këtij vaniteti kombëtar dhe paranojës politike nuk është edhe aq i madh. Të dyja na thonë se jemi shumë të rëndësishëm nga çfarë tregon gjendja jonë aktuale dhe se ka gjithmonë njerëz e organizata okulte që nuk e lejojnë botën të na njohë se kush jemi në të vërtetë.

Teoritë konspirative rreth zjarreve funksionojnë po njësoj, duke ofruar një komplot në dukje tejet të komplikuar, por që paradokalisht është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar edhe nga njeriu më i paditur. Paradoksalisht, sa më i ndërlikuar tingëllon komploti, aq më idiot tingëllon shpjegimi i tij. Por edhe budallallëku ka dobitë e veta politike. Në vend që të ngremë zërin se përse zjarrfikësit tanë janë të kepajisur e të keqtrajnuar, ne i akuzojmë se jua vënë vetë zjarrin pyjeve për të marrë bonsuin e shpërblimit. Ndërkaq, askush nuk iu bie në qafë me pyetje dhe kritika atyre që miratojnë buxhetet dhe planet e parandalimit të këtyre zjarreve.

Ironia është se njerëzit të cilët shohin t’u digjen para syve shtëpitë dhe puna e një jete të tërë kanë çdo arsye t’i kërkojnë llogari shtetit, por dëshpërimi i tyre përdoret si lëndë e parë që dikush tjetër të shtojë audiencën në Instagram e bashkë me të edhe të ardhurat e veta, duke iu dhënë zyrtarëve përgjegjës hapësirën e nevojshme për frymëmarrje, teksa njerëzit luftojnë me armiq imagjinarë. Edhe me porosi ta bënte, qeveria zor se do të gjente mënyrë më të mirë për shfryrjen e zemërimit të njerëzve që zjarret po iu marrin gjithçka.

Next Post
Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit -

Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In