• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bizneset me pasaporta të BE forcojnë populistët

by Java News
20/02/2019 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ndjek shembullin e Perandorisë Romake, që u jepte të huajve nënshtetësinë, për të rritur ndikimin mbi popujt fqinjë. Premtimi për zgjerimin e BE i ka stabilizuar dhe qetësuar për shumë vite fqinjët. Koncepti i një shtetësie pan-evropiane, e parashikuar me Traktatin e Mastrihtit, mund të ketë shkaktuar qëkur tek disa evropianë një farë pakënaqësie. Shoku i madh erdhi pastaj me zgjerimin e BE në lindje: Në vitin 2007 anëtarët të rinj, Bullgaria dhe Rumania, pavarësisht nga tingujt ritualë të himnit të BE, „Odës së Gëzimit” të simfonisë së nëntë të Beethovenit, u pritën pa kurrfarë gëzimi. Pyetja se ku duhet të shtriheshin kufijtë e jashtëm të BE, hynte gjithnjë e më shumë në qendër të debatit publik. Një nga manipulimet më të suksesshme të fushatës “Leave”, para referendumit për Brexitin në vitin 2016, ishin pohimet e qëllimshme, se me zgjerimin e ardhshëm të BE rreth 70 milionë turq do ta „mësynin” Britaninë e Madhe.

Përvetësimi nacionalist i pakicave etnike

Problemet e mëdha lindin edhe nga përvetësimi nacionalist i pakicave etnike, që jetojnë në vende të tjera. Koncepti i Hitlerit për „gjermanët etnikë”, të cilin ai e përdori si pretekst për ndërhyrjet ushtarake në shtetet sovrane, është hedhur poshtë në mënyrë të qartë. Por në praktikë “gjaku” dhe prejardhja në shumë raste duket se vazhdojnë të gëzojnë një status të posaçëm ligjor. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Gjermania apo Greqia u dhanë shtetësinë pjesëtarëve të pakicave të tyre, të cilët u kthyen nga vendet e tjera në atdheun e të parëve. Hungaria dhe më vonë Bullgaria e aplikuan parimin e „etnisë” në një mënyrë edhe më nacionaliste, sepse sipas ideologjive të tyre kombëtare ato kufizohen me territoret e “veta”, që u janë shkëputur me luftëra të padrejta. Që nga viti 1993 dhënia e shtetësisë hungareze pjesëtarëve të pakicës hungareze në vendet fqinje – në bazë të origjinës – është një sinjal politik. Kritika e liberalëve të majtë në Hungari ndaj kësaj praktike nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Ivaylo Ditchev (BGNES)

Në rastin e Bullgarisë shpesh nuk ekzistojnë dokumente për origjinën (diçka jo e pazakontë për Ballkanin), kështu që për anëtarët e pakicave jashtë vendit vlen „vetëdija e tyre bullgare”. Teorikisht çdo qytetar nga Maqedonia e Veriut mund të pretendojë se është bullgar, sepse sipas doktrinës së nacionalistëve bullgarë maqedonasit i përkasin „kombit bullgar”. Nëse marrin pasaportën bullgare, qytetarët e rinj bullgarë mund të udhëtojnë në drejtim të veriut dhe perëndimit, ku mund të jetojnë e të punojnë pa viza edhe në shtete të tjera të BE.

Biznes i ndyrë me pasaporta bullgare

Nuk ka kritere të qarta për të përcaktuar se çfarë është „vetëdija bullgare” dhepuna hermeneutike mbetet në duart e disazyrtarëvetë caktuar. Kështu lulëzoi një biznes i ndyrë, nëtë cilin pasaportat bullgare shiteshin për 5000 euro, derisa ai u zbulua në vitin 2018. Në këto afera të korruptuara ishin përfshirë edhe anëtarë të një partie nacionaliste nga Bullgaria, të cilëtishin në garë, se kush ia kalonte njëri-tjetrit memetaforat nacionaliste.

Shtetësitë përdoren në të njëjtën kohëedhe si burime ekonomike: në rastin e të ashtuquajturave “golden visa” dhe programeve të investimeve. Në këtë kontekst Komisioni Evropian krahas Bullgarisë ka kritikuar edhe Qipron dhe Maltën. Jo duke vënë në diskutim pariminnë vetvete, por dukekritikuar vetëm faktin se nuk ka mekanizma të mjaftueshëm kontrolli. Kështu ekziston rreziku, që kriminelët të arrijnë të marrinkëtoshtetësi. Komisionerja e BE për Drejtësinë, Vera Jourova, përmendi për shembull qytetarë të dyshimtë rusë, të cilët përmes këtyre vendeve mund të hynin në BE.

Problem nuk është vetëm siguria. Pas fasadës ligjore ka një treg të vërtetë, ku shiten shtetësi – në një konkurrencë të ashpër midis qeverive. Vendet më të vogla ofrojnë mundësinë e marrjes së shtetësisë përmes investimeve “modeste”. Sapo investitori fiton pasaportën e dëshiruar, ai mund ta anullojë investimin, duke e shitur përsëri atë që bleu. Shtete të tjera premtojnë se nuk janë të nevojshme testet gjuhësore apokontrollet mjekësore. Me një shumë të caktuar parash, ose me donacione të detyruara, mund të arrish shpejt direkt te shtetësia. Oferta më e përsosur: Nuk është aspak e nevojshme prania fizike në vendin, shtetësinë e të cilit synon të marrësh. Kështu investitori i ardhshëm mund të bëhet nga plazhi shtetas i një vendi të BE, pa qenë nevoja të largohet nga parajsa tatimore, në të cilën ai apo ajo jeton.

Shtetet periferike praktikojnë dumpingun e shtetësive

Nuk është çudi që një cinizëm i tillë tëkthehet në bumerang. Parimi bazë i përkatësisë kombëtare kompromentohet. E zhveshur nga të gjitha detyrimet morale, kombësia e një vendi degradohet në një instrument, me anë të të cilit synohen të arrihenvetëmqëllime politike, ideologjike apo ekonomike. Efektiështë i rrezikshëm, sepsepër të krijuar ndjenjën e përkatësisë, ofrohen parime rudimentare si raca, feja ose fantazitë historike. Edhe kjo e minon BE. Shtetet periferikepraktikojnë një dumping të shtetësive, në mënyrë të ngjashme si në tregun e punës aponë sferën sociale. Po si nuk është bërë akomaproblem? Gjigantët industrialë si Gjermania duket se e tolerojnë për momentin, sepse kjo është për ata një rrugë e fshehtë për të siguruarfuqinë punëtore aq shumë të nevojshme, pa u përballur me nacional-populistët në vendin e tyre. Por druhem se pakënaqësiakapër t‘u shtuar, në një mënyrë të rrezikshme.

Ka dy rrugëdalje. Ne mund të implementojmë ligje të përbashkëta për dhënien e shtetësisë, që të jenë të detyrueshme për të gjitha vendet e BE: procedura të njëjta, kushte të barabarta, të drejta të barabarta. Por kjo do të ishte shumë e vështirë në kohën e populizmit. Një mënyrë më e thjeshtë do të ishte diferencimi ndërmjet nivelit të BE dhe atij kombëtar: fillimisht të bëhesh maltez, bullgar etj., pastaj të aplikosh për një shtetësi evropiane mbikombëtare. Kush mendon se kjo është kundër traktateve evropiane, duhet të marrë një gjë në konsideratë: nëse praktika mashtruese e dhënies së shtetësive nuk ndalet, do të krijohet një lloj hierarkie e pasaportave të BE-së – pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. DW

 

/a.meta

 

Next Post
Bosnia ndalon gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm

Bosnia ndalon gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ankarasë, Starmer flet për unitetin e NATO-s: Trump ishte i kënaqur me atmosferën e samitit

Pas Ankarasë, Starmer flet për unitetin e NATO-s: Trump ishte i kënaqur me atmosferën e samitit

July 8, 2026
69-vjeçari rrëzohet në mal teksa kulloste bagëtitë, niset me helikopter drejt Traumës

69-vjeçari rrëzohet në mal teksa kulloste bagëtitë, niset me helikopter drejt Traumës

July 8, 2026
Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

July 8, 2026
Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

July 8, 2026
Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

July 8, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

“Si Trump koordinoi me ekipin e sigurisë sulmet ndaj Iranit”, CNN nxjerr prapaskenat nga Turqia

July 8, 2026
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

July 8, 2026
Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

July 8, 2026
Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

July 8, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In