• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset drejt kursimit/ ‘Frika’ nga pandemia u rrit depozitat me 292 mln euro

by Java News
12/02/2021 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasiguritë që ka krijuar pandemia Covid-19 i kanë penguar bizneset të avancojnë me planet e investimeve, duke e ndryshuar sjelljen financiare më shumë drejt kursimeve.

Kjo tendencë së bashku me pagesat të larta që ka kryer qeveria në muajin dhjetor, në formën e shpenzimeve për investime, kanë sjellë rritje në nivelet rekord të depozitave në tremujorin e fundit të vitit, raportoi Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, stoku totali depozitave ka shënuar rritje vjetore me rreth 7% mesatarisht në tremujorin e katërt, e ngjashme me normën prej 6.8% në tremujorin paraardhës.

Zgjerimi i tyre është udhëhequr nga rritja e depozitave në lekë. Stoku i tyre shënoi rritje mesatare vjetore me rreth 8.7%, duke reflektuar zgjerimin e kredisë për sektorin privat në lekë si dhe aktivitetin e shtuar të qeverisë në këtë periudhë. Depozitat në valutë shënuan gjithashtu rritje, me rreth 5.3% vit mbi vit, pranë mesatares së tremujorit të tretë. Stoku i depozitave në total është shtuar me rreth 36 miliardë lekë në tremujorin e fundit. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, rritja është e përqendruar në muajin dhjetor. Ecuria e depozitave, gjatë kësaj periudhe, evidenton rritjen e lartë të depozitave të bizneseve në lekë, në reflektim të rritjes sezonale të aktivitetit të tyre në fund të vitit, si dhe të pagesave të lidhura me aktivitetin e qeverisë në këtë periudhë.

Të dhënat operative nga Ministria e Financave tregojne se deficiti buxhetor faktik ishte rreth 110 miliardë lekë në fund të vitit 2020, teksa mësohet se rreth 34% e tij, ose më shumë se 37 miliardë lekë, janë ezauruar në dhjetor. Arben Shkodra, i cili drejton Bashkim e Prodhuesve Shqiptarë, pohon se tendenca për të kursyer është rritur gjatë pandemisë, pasi shumica e bizneseve janë të paqartë me çfarë do të ndodhë dhe për më tepër kanë frikën e një karantine tjetër.

Depozitat e individëve shënuan gjithashtu rritje të konsiderueshme, të mbështetura, ndër të tjera, dhe nga flukset sezonale valutore. Struktura kohore e depozitave vijon të reflektojë preferencat për mbajtjen e mjeteve monetare në formë likuide. Depozitat pa afat përbëjnë rreth 51.8% të stokut total të depozitave në sistemin bankar, rreth 1.6 pikë përqindjeje më shumë se në fund të tremujorit të kaluar. Ndërkohë, depozitat me afat maturimi mbi dy vjet shënuan reduktim të peshës së tyre ndaj totalit me rreth 0.3 pikë përqindje për të njëjtën periudhë, duke përbërë rreth 13.1% të stokut total.

Kjo ecuri është diktuar nga reduktimi i normave të interesit për këtë kategori dhe nga pasiguria e shtuar. Normat e interesit të depozitave në lekë kanë rënë më tej, në një mesatare prej 0.54% në tremujorin e katërt, si rrjedhojë e normave më të ulëta të interesit për depozitat afatgjata.

Stoku i depozitave arrin në 9 mld euro më 2020

Depozitat shënuan rritje të ndjeshme në vitin 2020, që është përshpejtuar sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Stoku i kursimeve në vend arriti në 1.11 trilionë lekë, ose gati 9 miliardë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90. Në raport me vitin e mëparshëm, depozitat u zgjeruan me 8.2%. Kjo është rritja më e lartë që prej vitit 2011. Tendenca e rritjes së depozitave është vërejtur në gjithë Europën, ku pasiguria për të ardhmen dhe pamundësia për të shpenzuar pas kufizimit të udhëtimeve ka nxitur konsumatorët që të kursejnë më shumë.

Në krahasim me muajin shkurt, që përkon me periudhën para pandemisë, kursimet në banka janë shtuar me rreth 70 miliardë lekë, ose rreth 570 milionë euro. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur rritja e depozitave u udhëhoq nga valuta, ndërsa kursimet në lekë ishin të vakëta (si rrjedhojë e rënies së normave të interesit nga viti 2012), në periudhën e pandemisë kursimet janë orientuar nga leku.

Depozitat në monedhën vendase u rritën me 11% në 2020-n, duke ndikuar në rreth 60% të rritjes. Ky është një tregues indirekt se depozitat janë nxitur më së shumti nga kursimet e brendshme. Në vlerë absolute, shtimi i depozitave në lekë (me rreth 51 miliardë lekë) shënoi nivelin më të lartë rekord që prej vitit 2007, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Në monedhën vendase janë rritur si kursimet e individëve, ashtu dhe ato të korporatave financiare, por mbi 90% e parave janë vendosur në llogari rrjedhëse, kryesisht për shkak të interesave të ulëta që ofrohen për kursimet afatgjata. Edhe për valutën, rritja ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të vendosjes së parave në llogaritë rrjedhëse, si nga bizneset ashtu dhe individët.

g.kosovari
Next Post
“Po këta kush i kontrollon?”/ Beqiri: Inspektorët e ILDKP-së i kërkuan 20 mijë euro gjyqtares për t’i justifikuar 58 mijë euro

"Po këta kush i kontrollon?"/ Beqiri: Inspektorët e ILDKP-së i kërkuan 20 mijë euro gjyqtares për t'i justifikuar 58 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In