• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bisedimet Tiranë-Athinë, cili ka dalë me “këpucë të kuqe”?!

by A R
14/07/2018 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JavaNews/ Prej ditësh mediat greke kanë dhënë raportime të shumta lidhur me arritjen e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë për paketën e çështjeve të pazgjidhura mes vendeve, ku vëmendja më tepër është përqendruar te çështja e “Detit”.

Kryeministrat e dy vendeve dhe Ministrat e Jashtëm kanë qenë konstant me deklaratat duke theksuar se “është bërë progres i madh drejt marrëveshjes”. Por, palët janë treguar të kujdesshme që thjesht të tregohen optimist, pa dhënë detaje dhe pa vënë “vulën” përfundimtare.

Duket se hedhja e këtij hapi të rëndësishëm është kushtëzuar ndjeshëm nga politika e brendshme e dy vendeve. Duket sikur në të dy shtetet, opozitat përkatëse “kanë rënë dakord për të mos rënë dakord” me paktin e mundshëm, sido që të jetë produkti final.

Mosbesimi ndaj mazhorancave është mjaft i madh në të dy vendet dhe opozitat përkatëse shprehen mosbesuese ndaj qeverisë së shtetit të tyre. Mjafton një deklaratë optimiste për marrëveshje, dhe akuzat “ndizen” nga opozita e njërit prej vendeve se “po dëmtohet interesi kombëtar”.

Pas takimit Rama-Cipras në Londër, opozita greke ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e kryeministrit grek ku ky i fundit tha se “jemi shumë pranë marrëveshjes”, duke e interpretuar këtë si lëshim përballë Shqipërisë.

Opozita greke ka akuzuar Cipras për bisedime sekrete që dëmtojnë vendin. Reagimi ka ardhur nga partia kryesore e opozitës “Demokracia e Re”.

“Diplomacia sekrete e Cipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën”, thuhet në deklaratën e Demokracisë së Re shkruan JavaNews.

Por, edhe për opozitën shqiptarë takimi i dy kryeministrave është interpretuar në të njëjtën mënyrë si opozita greke: “po dëmtohet interesi kombëtar”.

Ish-kryeministri Sali Berisha, jo më larg se sot shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria humbet nga territori i saj si dhe i fal Greqisë zonat e pasura me naftë e gaz natyror.

“Kryeministri i Greqise Cipras pohon publikisht marreveshjen e tij me Zografin e dyte per coptim te ri te trojeve shqiptare ne Londer! Ne kete marreveshje ‘Edvin Zografi’ i ka falur Greqise nje siperfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi”, shkruan Berisha.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bërë marrëveshje antikombëtare njësoj siç opozita greke sot akuzoi kryeministrin Cipras.

Pyetja që ngrihet natyrshëm është: Cili prej vendeve është i humbur dhe cili i fituari? Apo të dy kanë marrë hakun në atë që mund të jetë arritur pas negociatave?

Sigurisht që ka pak informacione të detajuara se çfarë është arritur deri tani dhe nuk mund të dalim në konkluzione pa u njohur me dokumentin final, që sigurisht do të ketë nevojë për interpretimin e ekspertëve.

Por, ajo që mund të thuhet është se veç deklaratave politike, as opozitat e vendeve nuk po bëjnë më shumë për të nxjerrë informacione konkrete se si dhe pse cënohet interesi kombëtar nëse vërtetë është cënuar.

Ajo që shqiptarët presin nuk janë deklaratat politike, por faktet konkrete, se fjala vjen, po nëse ka të drejtë opozita greke që “Shqipëria po del e fituar nga marrëveshja”? Atëherë i bie që duke dëgjuar thirrjet politike të ngrihemi kundër një marrëveshjeje fitimprurëse për vendin.

Njëjtë edhe për të kundërtën, nëse me fakte vërtetohet se vendi ynë po cënohet atëherë shqiptarët kanë nevojë të dinë më shumë!/JavaNews/

Nga Andi Malasi

Next Post
U shpall i zhdukur, gjendet i groposur trupi i 34-vjeçarit që kërkohej për vrasje

U gjet i groposur, Hysa jepte para hua, njihej si “Tik fajdexhiu”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In