• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biletë njëdrejtimëshe nga Londra për në Prishtinë: Vajza që rigjeti veten në karrierën e re

by Java News
01/01/2024 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë muaj më parë, në prill të vitit 2023, Loresa Dragusha bleu biletë njëdrejtimëshe nga Anglia në Kosovë. Nga ajo kohë, ajo rigjeti veten në një karrierë të re në Prishtinë, duke lënë prapa kujtimet e ëmbla e të hidhura të 28 vjetëve të saj në Londër.

Festën e Vitit të Ri më 1992, prindërit e Loresës e kishin pritur të ndarë. Babai i saj sapo kishte shkuar në Angli si refugjat, ndërsa nëna e saj do t’i bashkohej atij rreth katër muaj më vonë. Pas tre vjetëve, Loresa u shtua në familjen që jetonte së bashku me shumë refugjatë të tjerë nga Kosova në një hotel në Londër.Loresa Dragusha në krahët e babait të saj, në spitalin ku lindi në Londër të Anglisë.

Loresa Dragusha në krahët e babait të saj, në spitalin ku lindi në Londër të Anglisë

Loresa, 28 vjeçe, beson se jeta e saj është përcaktuar nga vitet e para në Angli dhe sfidat me të cilat ishin përballur prindërit e saj, pasi ishin larguar nga Kosova e paraluftës.

“Nuk kam mundur të kyçem në atë shoqëri [me nxënësit e tjerë në shkollë] sepse e vëreja që unë jam më ndryshe. Kur e shihja mosmirënjohjen e shoqeve të mia britanike, kjo më bënte mua edhe më mirënjohëse dhe të uritur për ta ndërtuar një jetë më të mirë”, thotë Loresa.

E ulur në një kafene në Prishtinë teksa flet për Radion Evropa e Lirë, ajo kujton një moment kur komunikimi i përhershëm në gjuhën shqipe në shtëpi i ishte kthyer për të keq në shkollë.

“Në fillim kisha probleme me anglishten dhe mësuesi im më detyroi ta lexoja një fjali nga një libër dhe fjalia ishte ‘She bathed in hot water’ [Ajo u pastrua me ujë të nxehtë], por unë e kisha lexuar gabimisht fjalën ‘bathed’ dhe të gjithë nxënësit kishin qeshur me të madhe”, kujton ajo.

Loresa mban mend të jetë ndier “tejet e turpëruar dhe shumë e zemëruar me prindërit” që “s’e kishin inkurajuar të mësonte anglisht”.Loresa Dragusha, e veshur në të kuqe, me familjen e saj të ngushtë.

Loresa Dragusha, e veshur në të kuqe, me familjen e saj të ngushtë

Megjithatë, gjatë viteve të ardhshme, ajo kishte gjetur shumëçka që i sillte kënaqësi: muzikë, art, sport e shkencë.

“Unë isha në një ndër qytetet më të mëdha e më të zhvilluara në botë. Kështu që isha vazhdimisht e rrethuar nga gjëra frymëzuese. Dhe, kur e kombinon këtë me karakterin e fortë të shqiptarëve dhe luftën tonë për liri dhe pavarësi… Ky është një kombinim i jashtëzakonshëm”, thotë ajo.Loresa Dragusha, në kafenenë ku zakonisht punon në Prishtinë.

Loresa Dragusha, në kafenenë ku zakonisht punon në Prishtinë

E nxitur nga ëndrrat e prindërve, Loresa ishte përkushtuar për të ndjekur atë që i ishte thënë se është “recetë e suksesit”. Ajo përfundoi studimet për histori dhe politikë në Universitetin e Londrës “Queen Mary” dhe punoi gjashtë vjet nëpër kompani të ndryshme britanike të marketingut.

“Unë arrita diçka të mirë, diçka të mrekullueshme. Por, jo për veten time. Po ta kisha dëgjuar veten dhe t’i kisha ndjekur pasionet e mia, suksesin do ta definoja në bazë të asaj se sa e përmbushur ndihem nga puna që bëj”, thotë Loresa.Loresa Dragusha, me një kolege të saj në ish-vendin e punës në një kompani marketingu.

Loresa Dragusha, me një kolege të saj në ish-vendin e punës në një kompani marketingu

Etja për sukses dhe përmbushje

Definicionin e saj të suksesit filloi ta ndiqte nga prilli i këtij viti. Pasi kompania në të cilën po punonte, kishte vendosur të mos i vazhdonte kontratat për ekipin e marketingut, Loresa nisi një epokë të re në jetën e saj. Ditën kur ia shkëputën kontratën, ajo e mban mend si ditën e “rilindjes”.

Menjëherë bleu dy bileta për një vizitë triditëshe në Prishtinë, bashkë me një shoqe të saj greke. Gjatë atyre tri ditëve, shoqja e Loresës kishte vërejtur paqen që Loresa gjen në vendlindjen e prindërve.

“Shoqja ime më pyeti: ‘A e di se sa më e lumtur je këtu sesa në Londër?’ Dhe, më rekomandoi që unë të vazhdoja ta bëja atë që sapo e kisha nisur, edhe pse pa vetëdije: t’i këshilloja të tjerët”, kujton Loresa.Loresa Dragusha, duke medituar në apartamentin e saj në Prishtinë.

Loresa Dragusha, duke medituar në apartamentin e saj në Prishtinë.

Atëkohë, Loresa mban mend se, përmes rrjeteve sociale, kishte filluar t’u tregonte shumë të rinjve shqiptarë në diasporë se si kishte arritur të bëhej pjesë e kompanive të mëdha të marketingut. Kjo kishte filluar si aktivitet gjatë kohës së lirë, por tash e tetë muaj i është shndërruar në profesion.

“Edhe unë jam duke mësuar se çfarë është ajo që bëj. Meqë puna e mëparshme ishte në një korporatë dhe e kisha titullin e saktë të punës që bëja… atëherë ishte shumë e lehtë ta prezantoja veten. Tani, nuk e di as vetë se si ta prezantoj veten. Krijoj hapësira të sigurta për njerëz – kështu e përshkruaj ndonjëherë”, thotë Loresa.

Puna e Loresës si konsulente për mënyrën e jetesës dhe karrierën definohet si “person që këshillon dhe inkurajon klientët për çështje që kanë të bëjnë me sfida personale, shpirtërore dhe në karrierë”.

Ajo thotë se nuk është e vetmja në Kosovë që merret me këtë profesion, por se është e kënaqur që ka arritur të depërtojë deri te klientë ndërkombëtarë dhe shqiptarë të diasporës./m.j

Next Post
Këshilla për ata që u ka mbetur hatri se përmenda gruan e Macroni dhe kanë 30 vite që “zbuluan” bidenë

Mund t'i ikim pengmarrjes së historisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

June 12, 2026
Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

June 12, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

June 12, 2026
Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

June 12, 2026
Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

June 12, 2026
Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

June 12, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

June 12, 2026
BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

June 12, 2026
Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

June 12, 2026
Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In